• |
ide | kryesore

Federer, i drobitur nga dëmtimet, njofton tërheqjen nga tenisi: “Ky, turneu im i fundit”

-Instant, Sport, Video



Roger Federer, një nga tenistët më të mëdhenj në histori, ka njoftuar lamtumirën e tij nga tenisi. Në moshën 41-vjeçare, me një video në rrjetet sociale, ai njoftoi. “Laver Cup do të jetë turneu im i fundit. Ishte një aventurë e pabesueshme – tha kampioni zviceran -. Do të luaj përsëri tenis, por jo turne ATP”. Turneu ekipor, ku përballë është një përzgjedhje e lojtarëve evropianë ndaj atyre nga pjesa tjetër e botës, do të mbahet në Londër nga 23 deri më 25 shtator.

Dita që bota e tenisit e priste jo pa keqardhje, ka ardhur. Pas ‘mbretëreshës’ Serena Williams sporti elitar humbet edhe mbretin. I munduar nga lëndimet dhe dhimbjet dhe nga një armik i pamposhtur për të gjithë kampionët, koha. Është ditë e trishtë për të gjithë dashamirët e tenisit, sepse zvicerani ishte një simbol dhe shembull autentik. Madje përtej 20 turneve Slam që fitoi, 103 turne gjithsej të një karriere ëndrrash. Protagonist i padiskutueshëm i 25 viteve të fundit, me Rafa Nadal dhe Novak Djokoviçai ka ndërtuar një rivalitet që do të mbetet përgjithmonë në librat e historisë së tenisit.

VIDEO E NJOFTIMIT

“Nga të gjitha dhuratat që më ka dhënë tenisi, më e madhja është dashuria e njerëzve që kam pasur fatin t’i njoh gjatë rrugëtimit – ishin fjalët e mbretit Roger -. Prandaj dua ta ndaj këtë me ju këtë lajm: Laver Cup do të jetë turneu im i fundit. E di që do të më mungojë gjithçka nga 24 vitet e fundit, por këto 3 vite kam pasur kaq shumë probleme dhe dëmtime. Tenisi më ka trajtuar më bujarisht nga sa e kam imagjinuar ndonjëherë. Tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese. Gjithashtu, dua të falënderoj kundërshtarët e mi në fushë. Kam pasur fatin të luaj aq shumë ndeshje epike që nuk do t’i harroj kurrë. Ne shtymë njëri-tjetrin dhe së bashku e sollëm tenisin në lartësi të reja. Mbi të gjitha më duhet të shpreh një falënderim të veçantë për tifozët e mi të jashtëzakonshëm. Asnjëherë nuk do ta dini se sa forcë dhe bindje më keni dhënë”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *