• |
ide | kryesore

Video/ I shkeli kokën, kur Esposito ishte përtokë, ndërhyn presidenti i SPAL: “Nuk ishte faull, por krim”

-Instant, Sport, Video
Esposito



Një episod i shëmtuar ka ndodhur në Cittadella-Spal. Simone Branca shkeli në kokë qëllimisht një kundërshtar, Salvatore Esposito, që ishte në tokë. Në Tombolato, ndeshja mes vendasve dhe skuadrës së Daniele De Rossit përfundoi në barazim pa gola. Megjithatë, vëmendjen nuk e tërhoqi rezultati, por ajo që ndodhi në shtesë të plotë.

Në minutën e 96′, Simone Branca dhe Salvatore Esposito i Spal patën kontakt, me të dytin që mbeti përtokë. Në atë moment, mesfushori i Cittadella, që e kishte goditur kundërshtarin nga mbrapa, bëri gjestin e turpshëm. Ai iu afrua dhe e shkeli, duke e goditur me të takat e këpucëve në fytyrë. Arbitri, që ishte dëshmitar i skenës, vendosi pa hezitim të përjashtonte Brancën. Një faull reagimi i rëndë, që mund t’i kushtojë një dënim ekzemplar nga Gjykatësi Sportiv.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pier Cesare Tombolato, vendësit luajtën në pjesën e dytë në superioritet numerik. Andrea Danzi u përjashtua për shumë kartonësh të verdhë. Në fund u desh të largohej nga fusha edhe Branca. Joe Tacopina, presidenti i SPAL, sulmoi ashpër lojtarin e Cittadella.

REAGIMI I PRESIDENTIT TË SPAL

Avokati amerikan, në Itasportpress, foli për ngjarjen: “I tij nuk ishte thjesht një faull. Në futboll ndodh të bëhen, madje edhe faulle të këqija. Por ky është një krim i vërtetë. Një veprim frikacak nga një frikacak i quajtur Simone Branca. Ai shkeli kokën e Salvatores me këpucën e tij të futbollit, kur lojtari im ishte në tokë me fytyrë poshtë. Ky është një qëllim i qartë për ta dëmtuar! Ky nuk është futboll, por një faull rrugaçësh. Ky episod shumë i keq po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe është shumë i keq për futbollin tonë. Futbolli italian nuk mund të përballojë më episode të tilla që dëmtojnë imazhin e tij në nivel ndërkombëtar”.

Tacopina më në fund kërkoi ndërhyrjen e Lega-s: “Në 13 vitet e mia në futbollin italian kam parë shumë. Por nuk kam parë kurrë diçka kaq të neveritshme sa ky faull. Branca është një frikacak që tentoi të lëndonte rëndë një lojtar të pambrojtur. Lega dhe zyrat më të larta të qeverisë italiane të futbollit duhet të ndërhyjnë në këtë drejtim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *