• |
ide | kryesore

Video/ Mezani debuton me fitore në shtëpinë e “armiqve”: vendosi Adeleke, Bylisit i shembet edhe muri i stadiumit

-Instant, Sport, Video
Adeleke


Rikthim i kampionatit për tu harruar nga Bylis. Në javën e 13 të Superiores, ballshiotët jo vetëm humbasin ndaj “armiqve” të vjetër të Laçit, por i shembet edhe muri i stadiumit. Debuton me fitore Gentian Mezani në pankinën e Laçit, duke mposhtur me shifrat 1-0 në transfertë mallakastriotët. Vendosi Adeleke, në një sfidë që nuk i shmangu dot polemikat. Gjatë gjithë ndeshjes, kishte vazhdimisht protesta për gjykimin e Xhajës. Disa vendime janë cilësuar si të dyshimta të kryesorit dhe asistentëve të tij.

Pak para fillimit të ndeshjes, është krijuar edhe incidenti i parë. Edhe pse asnjë prej skuadrave nuk kishte të bënte në këtë rast. Rrethimi i stadiumit “Adush Muça” është shëmbur. Siç raportohet, kjo ngjarje ka ndodhur për arsye të shirave që kanë rënë orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ballshiotët kërkuan me ngulm golin, në një ndeshje të tensionuar, edhe për shkak të historikut mes klubeve. Skuadra e Bellait u duk se kishte impaktin më të mirë me ndeshjen, por u goditën në momentin më të mirë. Në pjesën e parë, katër minuta nga fundi, Adeleke mposhti Teqjan, duke shfrytëzuar kundërsulmin. Strategji që Mezani e ndërtoi edhe për pjesën e dytë. Laci, me rikthimin e Shkurtaj dhe formn e gjetur të Borysiuk e Babatunde ka tjetër kualitet. Bylis provoi të mposhte Dajsinanin por pa sukses. “Kur e fillon si unë, jam i kënaqur me skuadrën që gjej – tha Mezani pas ndeshjes -. Mendoj se duhet të punojmë edhe më shumë me këto lojtarë. Kudo që shkoj, lojtarët janë më të mirët e kampionatit. Ky është mentaliteti im, me këmbë në tokë, arrijmë ku duhet. Duhet të harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë shpejt për ndeshjen e radhës sepse erdhi”.


1 Comment

  1. keshtu ndodh gjithmone ne baze te trukimit

    fillon faze e re sikur ke te besh me skuadra te tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *