• |
ide | kryesore

Erzeni skuadra më “bllokuese”, Kukësi ka problem ofensive: ja si renditen ekipet e Superiores në tentativat drejt portës

-Instant, Sport
Erzeni



Erzeni e Kukësi në njëfarë mënyre kontrastojnë njëri-tjetrin. Sigurisht në punë statistikash. Pauza e kampionatit me siguri që do të ketë sjellë edhe disa risi në lojën e skuadrave të Superiores. Ato kanë pasur mundësinë të rikarikojnë bateritë dhe të ndryshojnë disa ide për mënyrën e lojës. Gjë që sipas gjasave do të ndodhë si rrjedhojë edhe e ndryshimeve të trajnerëve në javët e fundit. Eshtë ende herët për të kuptuar nëse kjo pauzë e pazakontë dimërore ka ndryshuar shumë skuadrat e kampionatit. E për këtë arsye në këtë fazë fillestare krahasimet me pjesën e parë të kampionatit janë disi të parakohshme.

Një prej statistikave që trajnerët i kushtojnë vëmendje të veçantë ka të bëjë me goditjet në portë të bllokuara. Kjo kur vlerësohet cilësia e rasteve të prodhuara dhe të pësuara nga skuadra e tyre. Koncepti është fare i thjeshtë: nëse kundërshtarët gjuajnë shumë herë në portë, por këto goditje bllokohen ose devijohen nga një mbrojtës, do të thotë që mbrojtja ka qenë e pozicionuar në atë mënyrë që të vështirësonte ekzekutimin e goditjes së kundërshtarit.

Lexo më tej: Në mes të Botërorit, rikthehet kampionati i Superiores: ndryshon kalendari i ndeshjeve për muajin dhjetor

TË NDALUAR NGA KUNDËRSHTARI

Po kështu, skuadra që gjuan shumë herë në portë, por gjuajtjet bllokohen ose devijohen, është një skuadër që rrezikon goditje të vështira për t’u realizuar (sepse mbrojtja kundërshtare ia ka vështirësuar këtë përpjekje). Për sa i përket fazës sulmuese, ka shumë skuadra që bien pre e prapavijës kundërshtare. Në këtë aspekt janë llogaritur goditjet e bëra, por të bllokuara. Renditja e skuadrave të Superiores është si më poshtë:

Kukësi 28,2%
Erzeni 26,5%
Egnatia 26%
Laçi 25,6%
Partizani 25,5%
Tirana 24,6%
Kastrioti 23%
Vllaznia 23,1%
Bylis 19,3%
Teuta 19%

Sigurisht, kush bllokon më shumë goditje, ka edhe sjelljen më të mirë difensive. Në aspektin mbrojtës, skuadrat që ndalin më shumë goditjet e kundërshtarëve drejt portës, janë si më poshtë:

Erzeni 27,4%
Laçi 27,4%
Egnatia 27,4%
Vllaznia 26,4%
Tirana 24,8%
Teuta 22,5%
Partizani 22,3%
Kastrioti 22,2%
Bylis 22,1%
Kukësi 19,2%



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *