• |
ide | kryesore

Video/ Taipi, trajektorja befasuese e goditjes së dënimit i jep zemër Hallaçit: Kukësi mposht 1-0 Laçin

-Instant, F1, Sport, Video
Taipi



Kukësi shkundet në fundin e renditjes dhe i jep vetes optimizëm për vitin e ardhshëm. Në javën e 15 të kampionatit, që mbyll vitin 2022, Blutë mposhtën 1-0 Laçin. Vendosi Taipi, me një gol spektakolar me goditje dënimi, që befasoi Dajsinanin. Fitorja e parë për Rrahman Hallaçin në pankinën kuksiane, në ndeshjen e dytë që kur zëvendësoi Dobin.

Në fundin e renditjes, krejt e pazakontë për Kukësin, verilindorët kërkonin një shkëndijë, për tu zgjuar. E gjetën pikërisht në javën e fundit të vitit kalendarik, duke mposhtur një kundërshtar që vinte nga dy fitore radhazi me Mezanin në pankinë. Blutë dominuan pjesën e parë dhe gjetën golin falë aftësive individuale të kapitenit Gjelbrim Taipi. Një goditje dënimi me një trajektore që befasoi portierin e përfundoi në trekëndëshin e portës.

Shërbeu pak reagimi në pjesën e dytë të kurbinasve, që ishin më kërkues. Në minutën e 60 Shkurtaj u ndal nga shtylla, që e pengoi t’i gëzohej golit kundër ish-skuadrës së tij. Edhe Spahiu e Adeleke nuk arritën të shënonin në tentativën e tyre të dyfishtë në minutën e 62. Kështu Kukësi largohet nga vendi i fundit dhe merr zonën e playout. Një renditje që shtrëngon, por është një sinjal për një 2023 ndryshe. Laçi vazhdon të mbajë vendin e 5, por kjo luhatje në këtë pikë të kampionatit nuk duhej. Gjithësesi, Mezani ka ende kohë për të korigjuar situatat e pauza i vjen në ndihmë.

Lexo më tej: “Lojtarët i kemi pasur në gjendje të keqe”: Mezani përcakton objektivin e Laçit pas dy fitoreve radhazi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *