• |
ide | kryesore

FOTO/ Partizani dhe gjesti i bukur i lojtarëve: dhurata e një vizitë në kompleks për fëmijët e familjeve në nevojë

-Instant, Sport
Partizani



Një festë duhet të jetë për të gjithë. Edhe për ata që jeta nuk është se i ka dhënë shumë mundësi. Kështu, Partizani ka menduar t’i japë fëmijëve të disa familje në nevojë një rast për të buzëqeshur. Në këtë mënyrë edhe ata të mund të bëheshin pjesë e festave të fundvitit. Një gjest i bukur, sidomos kur i sheh fëmijët duke iu gëzuar një dhurate, qoftë edhe të vogël, por shumë domethënëse për ta.

“Partizani, nuk është se e ndërmerr për herë të parë këtë nisëm – tha kapiteni i të kuqve Eneo Bitri -. Më vjen mirë që mundëm t’i japim kënaqësi këtyre fëmijëve, që edhe ata të kenë mundësi t’i gëzohen festave”.

Lexo më tej: Video/ Partizani “pushton” kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi

Një inisiativë e ndërmarrë nga vetë lojtarët, që kanë bërë foto me fëmijët, dukshëm të lumtur. Jo vetëm për dhuratën, por edhe se atë ja dorëzuan ata që ndoshta këta fëmijë i shohin edhe si idhuj. Në fushën e stadiumit të Partizanit, ata janë zbavitur edhe me lojën me futbollistët, duke e parë fundit e vitit më me shumë optimizëm. Kjo do të jetë pikënisja e klubit në të ardhmen, me nisma të tilla, duke patur prioritet prezencën në qendra komunitare dhe shkollat e kryeqytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *