• |
ide | kryesore

Lindi ditën e finale, prindërit e quajnë Lionel Enzo Julián: “E kishim premtuar nëse Argjentina fitonte”

-Instant, Sport
Lionel Enzo Julián



Ai ka tre emra dhe datëlindja e tij do të mbahet mend nga shumë njerëz. Lionel Enzo Julian Altamirano lindi të dielën e 18 dhjetorit në orën 10:22. Praktikisht, dy orë para se kombëtarja e Argjentinës të dilte në fushë për të luajtur finalen e Kupës së Botës në Katar 2022 kundër Francës. Pastaj historia e ndeshjes është e ditur, ajo e Lionel Enzo Julian jo.

Lexo më tej: Një ministër francez sulmon festimet argjentinase: “FIFA çfarë bën? Duhet respekt për atë që humbi!”

Nuk mund të ishte e sigurt se Albiceleste do të fitonte, por mamaja Camila Iribarren vendosi të rrezikonte. Bëhej fjalë për të mbajtur premtimin që bëri kur Argjentina doli në fushë kundër Meksikës. “Enzo Julián do të quhej si dy lojtarët që u rritën te River Plate. Kjo ishte e përcaktuar tashmë. Por Lionel iu shtoi për shkak të premtimit që bëra. Nëse Argjentina bëhet kampione, ne do të vendosim Lionel si emër të parë”. Ky është zotimi i bërë në atë kohë dhe i zbuluar në një dialog me Telenueve.

Siç konfirmohet nga Enzo Altamirano, babai i fëmijës, i porsalinduri mban emrat e tre lojtarëve që e çuan vendin drejt Kupës në Katar: Lionel Messi, Enzo Fernández dhe Julián Álvarez. Me shpalljen e kombëtares kampione bote, shumë prindër në këtë periudhë kanë vendosur të shfaqin pasionin e tyre albiceleste. Kjo pikërisht duke i vënë fëmijëve të tyre emrin e një prej lojtarëve të “Scaloneta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *