• |
ide | kryesore

“Po u kthye, heq Laportan nga klubi”: Matias Messi tërheq fjalët e helmatisura: “Ndjesë të gjithëve, sidomos Barçës”

-Instant, Sport
Matias



Fjalë të thëna mes miqsh, pastaj prapakthimi përmes një deklarate zyrtare. Sulmi i Matias Messi, vëllait të vogël të Leos, ndaj Barcelonës dhe veçanërisht ndaj Joan Laporta dje pasdite shkaktoi një zhurmë të tillë saqë kërkoi veprime korrigjuese.

FJALËT KUNDËR PRESIDENTIT LAPORTA

Matias Messi mori pjesë në një Tëitch me disa miq. Dëgjuesit dërgonin pyetje dhe njëra kishte të bënte me rikthimin e mundshëm të Leos në Barcelonë: “Kam shumë copëza gazetash në shtëpi. Njëri është nga Sporti dhe thotë ‘Messi duhet të kthehet në Barcelonë’. Unë poshtë kam shkruar: jajajajaja, nuk kthehemi në Barcelonë, dhe nëse ndodh do të bëjmë një pastrim të mirë, duke dëbuar mosmirënjohësin Joan Laporta. Me gjithë atë që Messi i ka dhënë Barcelonës… Nuk e di si e shihni, por për mua Barcelona filloi të bëhej e njohur nga Messi. Nëse shkoni në Barcelonë dhe hyni në muzeun e klubit, muzeu është Messi. E pastaj njerëzit nuk e mbështetën, ata duhej të organizonin një demonstratë, diçka për të thënë që Laporta të largohet dhe Messi të mbetet. Spanjollët janë të gjithë tradhtarë”.

LEO U DISTANCUA

Materiali problematik u përhap me forcë të menjëhershme në Spanjë. Messi, përmes zëdhënësit të tij, u përpoq të kontrollonte situatën, duke dhënë këto deklarata për gazetën katalanase Sport: “Mendimi i Matias është personal dhe nuk duhet domosdoshmërisht të përkojë me atë të Leos apo anëtarëve të tjerë të familjes dhe njerëzve të afërt me Leon”.

PRAPAKTHESA

Polemikat, megjithatë, nuk u shuan dhe kështu Matias u detyrua të shpërndante një deklaratë përmes rrjeteve të tij sociale: “Dua të shpjegohem për çfarë thashë në rrjetet sociale. Isha vetëm me djalin tim dhe bëja shaka. Si mund t’i mendoj këto gjëra për një klub kaq të madh sa Barcelona dhe historia e tij. Një klub që i ka dhënë kaq shumë familjes sime dhe Leos. Për ne, Katalonja është shtëpia e dytë dhe është e ditur publikisht. Më vjen shumë keq dhe u kërkoj falje të gjithëve, veçanërisht tifozëve të Barcelonës”.

FRAKTURA

Ndjesë apo jo, është e qartë se lamtumira e Messi me Barcelonën ka lënë shumë pakënaqësi. E përçarja mes klubit dhe kampionit argjentinas nuk është shëruar ende. Vështirë të mendosh kthimin e tij në ‘shtëpi’. E jo vetëm për çështjet e pakapërcyeshme ekonomike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *