• |
ide | kryesore

Tragjedi në fushë, priti penalltinë e u rrëzua pa frymë: Espeel humbi jetën para syve të prindërve

-Instant, Sport
Espeel



Tragjedi në fushë. Një portier vdiq në moshën 25-vjeçare pas një infarkti. Ngjarja e hidhur ndodhi në Belgjikë, në Flandrën perëndimore. Portieri Arne Espeel humbi jetën në mënyrë të befasishme gjatë ndeshjes midis Winkel Sport B dhe SK Westrozebeke, në serinë e dytë provinciale belge.

Me rezultatin 2-1 për vendasit, arbitri akordoi një penallti në favor të SK Westrozebeke. 11 metërshi u neutralizua nga Arne Espeel, portieri i Winkel Sport B. Pikërisht në atë moment ndodhi fatkeqësia. Pasi priti goditjen, portieri papritur u rrëzua në tokë. Fillimisht lojtarët në fushë nuk e kuptuan gjendjen e tij, por kur portieri filloi të dridhej, menjëherë ndërhynë mjekët për ta ndihmuar.

Lexo më tej: Tragjedia/ Vdes në fushë mesfushori: luante kundër këshillës së mjekëve

HUMBI JETËN NË SYTË E VËLLAIT E PRINDËRVE

Pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur, nuk mund të bëhej asgjë për 25-vjeçarin. Gjithçka ndodhi nën sytë e vëllait të tij Aaron (gjithashtu një futbollist Winkel Sport B), i ulur në pankinë. Çëshë më e keqja, në tribunë ishin edhe prindërit e tij. Një tragjedi e cila u pasua nga deklarata e klubit: “Jemi nën shok, Arne kishte luajtur me ne që kur ishte fëmijë dhe pëlqehej shumë nga të gjithë. Ajo që ka ndodhur është e pakuptueshme”. Një ditë sporti përfundoi në mënyrën më mizore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *