• |
ide | kryesore

Ultrasit e ‘Curva Nord’ shpërthejnë kundër teknikut Inzaghi: “Dukemi si skuadër provinciale”

-Instant, Sport
Curva Nord



Një tjetër hap i gabuar në transfertë për Inter dhe tani Curva Nord merr një pozicion të qartë. Pas barazimit në Genoa ndaj Sampdorias, pjesa më e nxehtë e tifozëve zikaltër ka kritikuar ashpër trajnerin Simone Inzaghi. Një komunikatë e shpërndarë përmes profilit të tyre në Instagram, ka bërë fajtor teknikun. Ai akuzohet se nuk rrezikoi në pjesën e dytë. Inzaghi, sipas tyre, preferoi të ruante formacionin me tre mbrojtës, pavarësisht se kundërshtari nuk dukej në gjendje të shqetësonte Acerbin e të tjerët.

Lexo më tej: Video/ Barella e kritikon me gjeste, Lukaku tërbohet: “Mos guxo, qepe gojën”

“Një barazim i lodhur në Genoa kundër të fundit në renditje – lexohet në komunikatën e Curva Nord -. Kjo tregoi edhe një herë se tekniku Inzaghi ndoshta nuk është në gjendje t’i motivojë djemtë për ndeshjet me skuadrat ‘e vogla’. Një qëndrim prej ekipi provincial ai i treguar në pjesën e dytë. Në vend që të rrezikonte tre sulmuesit, ai mbeti i kapur pas modulit të tij. Rrezik që duhej marrë edhe sepse barazimi nuk i bëri dobi askujt. Ne jemi Inter, është kundërshtari që duhet të na frikësohet. Ne duhet sulmojnë dhe të demonstrojnë epërsi. E në vend të kësaj ne dukemi si një ekip i rangut të mesëm që një barazim jashtë shtëpisë i bën mirë. Tre pikë thelbësore të humbura, sepse pas nesh janë 3 skuadra të gatshme për t’u ngjitur në hapin tjetër fals…” .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *