• |
ide | kryesore

Goli i Taipit lumturoi një qytet e gjysëm: Tirana provon të arratiset, Vllaznia të marrë vendin e dytë

-Instant, F1, Sport, Video
Taipit



Dy ndeshjet që mbyllin javën e 23 të Superiores shohin në fushë Tiranën e Vllazninë, të dyja në shtëpi. Bardheblutë do të presin Teutën, në kohën kur në Loro Boriçi shkodranët do të luajnë me Kastriotin. Tirana kërkon shkëputjen nga Partizani, që u rrëzua një ditë më parë në Kukës 1-0. Kuqeblutë e Josës kanë mundësinë të rikthehen në vendin e dytë, duke parakaluar të kuqtë. E gjitha falë golit të Taipit.

Goli spektakolar i Gjelbrim Taipit është festuar njësoj nga tifozët e Kukësit dhe ata të Tiranës e Vllazninsë. Me atë sukses skuadra e Hallaçit doli nga zona e rënies, ndërsa ka qenë një asist për Shehin e Josën. Tirana me një fitore kundër Teutës do të shkonte në +5 nga ndjekësi më i afërt, në rast se Vllaznia fiton me Kastriotin. Përndryshe, gjashtë pikë avantazh nga vendi i dytë do të ishte më shumë se komod për kampionët në fuqi.

Josa shpreson që të tijtë të kthehen te fitorja kundër vendit të fundit të renditjes. Edhe pse ardhja e Çelës ka larguar idenë e dorëzimit në Krujë. Tre pikët do t’i lejonin kuqeblutë të kalonin +1 ndaj Partizanit dhe të ishin pastaj vetëm në ndjekje të Tiranës.

Lexo më tej:Tirana, kryesuesit kanë pankinën më të shkurtër në Superiore: kundër Kastriotit nga 6 në stol, 4 ishin të rinj

SUPERIORE, JAVA E 23

24/02/23
Erzeni 1 – 1 Laçi
Kukësi 1 – 0 Partizani
Bylis 2 – 3 Egnatia
25/02/23
Tirana 17 : 00 Teuta
Vllaznia 17 : 00 Kastrioti



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *