• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia tris mes shiut për gjysëmfinalet: gafa e Hoxhës dhe tre golat kuqeblu fundosin Partizanin

-Instant, F1, Sport, Video
Vllaznia



Nën shiun e fortë të Loro Boriçi më i laguri ka dalë Partizani. Skuadra e Colella mposhtet 3-1 në Shkodër nga Vllaznia dhe e sheh veten me një këmbë jashtë Kupës së Shqipërisë. Asgjë nuk shkoi mirë për të kuqtë në përplasjen e parë mes dy pretendentëve, të vendosur nga tre gola dhe një gafë e portierit Alban Hoxha. Vllaznia rikthehet te suksesi dhe vazhdon të mbrojë statusin e trofembajtësit. Partizani ka nevojë për dy gola në kthim pa pësuar për të shkuar të paktën në shtesë.

Lexo më tej: Video/ Tirana prek gjysëmfinalen: poker ndaj Kastriotit, kualiteti një formalitet

Në një ndeshje te luajtur në një terren të rënduan nga shiu që vazhdoi gjatë gjithë 90 minutave, shkodranët ishin ata më të mësuarit. Një ndeshje me presion, duke parë edhe se cfarë luhej, por e zhbllokuar fatkeqësisht nga një gabim i Alban Hoxhës. Portieri i Partizanit që në fillim i dhuroi golin Kaina Nunes. Braziliani përfitoi nga kontrolli i gabuar i portierit për ta çuar topin në rrjetë. Partizani e ndjeu goditjen dhe para se të mendonte për reagimin pësoi golin e dytë. Çoba dyfishoi shifrat në një aksion të shpejtë, duke entuziazmuar Mirel Josën në pankinë. Goli i Matondos në fundin e pjesës së parë ishte iluzionues për tifozët kryeqytetas. E megjithatë silura e mesfushorit ishte shumë e bukur për tu parë.

Kush priste kthesën e ndeshjes në pjesën e dytë gaboi, sepse Partizani dështoi të tregonte karakterin dhe kualitetin e tij. Vllaznia administroi dhe insistoi kur kuptonte mundësinë. Kuqeblutë shënuan edhe golin e tretë me Kaina Nunes, i ftohtë para portierit. Në fund, mbyllet 3-1 dhe Vllazninë një hap larg kualifikimit në katër më të mirët. Për Partizanin një moment i errët, pikërisht përpara derbit kryeqytetas me Tiranën, që mund të vendosë shumë për titullin kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *