• |
ide | kryesore

Video/ McTominay e Martial shtyjnë United drejt Champions: Everton shembet 2-0 në Old Trafford

-Instant, F1, Sport, Video
Martial



Manchester United ka nisur javën e 30 të Premier League duke mposhtur 2-0 Everton në Old Trafford. Në minutën e 36′, McTominay mposhti Pickford në shtyllën e afërt, falë një asist të Sancho. Dyfishimi erdhi në minutën e 71′ me Martial, i shërbyer nga Rashford, që shënoi nga fare pranë. Me këtë fitore, lojtarët e ten Hag ngjiten momentalisht të vetëm në vendin e tretë të renditjes me 56 pikë. Ndërsa Toffees mbeten në 27.

Fitore 2-0 e Manchester United ndaj Everton në Old Trafford. Djajtë e Kuq sulmuan nga minutat e para në zonën e Toffees, por Pickford bllokoi Rashford. Në minutën e 12′ Antony goditi shtyllën, më pas aksioni vazhdoi dhe Wan-Bissaka goditi jashtë. Pas një rasti tjetër për brazilianin, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 37′. Sancho i shërbeu McTominay në zonë, me skocezin që goditi fort në shtyllën e afërt, duke shënuar 1-0.

Lexo më tej: Ten Hag, nuk i del e keqja me CR7: “Është vetëm një Messi, të tjerët duhet të punojnë për skuadrën”

Në pjesën e dytë, vazhdoi shfaqja mes shtyllave e Pickford, që ndaloi edhe Bruno Fernandes. Në minutën e 71′, megjithatë, erdhi 2-0 për të besuarit e ten Hag. Coleman gaboi ndërhyrjen dhe i dorëzoi topin Rashford, që pasoi për Martial në qendër. Gjithçka e lehtë për francezin, që dyfishoi i vetëm përballë portierit mik duke mbyllur përfundimisht ndeshjen. United ngjitet kështu me 56 pikë dhe konsolidon vendin e tij në Champions. Ndërsa Evertoni i Dyche mbetet në kuotën 27, duke u përfshirë gjithnjë e më shumë në luftën për të mos rënë në Championship.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *