• |
ide | kryesore

Thonjtë e këmbëve me manikyr të zi: ka një motiv përse Cristiano Ronaldo e bënë këtë

-Instant, Sport
Ronaldo



Cristiano Ronaldo ka publikuar një histori në Instagram, ku shihet në sauna me manikyr në gishtat e këmbëve. Ka një arsye, në fakt, përse portugezi e përdor atë. Ky detaj nuk u ka shpëtuar miliona ndjekësve të CR7 në Instagram. Portugezi kishte lyer thonjtë me manikyr të zi dhe foton e kishte publikuar enkas.

Që futbollisti i Al-Nassr është një kulturist i trupit nuk është aspak sekret për askënd. Stërvitjet e tij janë të kalibruara me sekonda, ka një dietë të rreptë dhe shpesh përdor trajtime estetike. Në fund të fundit, Cristiano Ronaldo, përvec se një nga futbollistët më të fortë në histori, është gjithashtu një fabrikë që faturon miliona çdo vit.

PËRSE MANIKYRI I ZI?

Pra, pse thonjtë me manikyr? Është thjesht një parandalim, për të shmangur kontaktimin e kërpudhave dhe baktereve, të cilat më pas mund të shumohen nga djersa. Vendosja e manikyrit shton një film mbrojtës që nuk lejon kontaminimin. CR7 nuk është sportisti i parë që aplikon këtë mënyrë. Luftëtarët e arteve marciale janë ata që përdorin manikyrin e thonjve zakonisht. Një rast veçanërisht i famshëm është ai i Mike Tyson.

Lexo më tej: FOTO/ Ronaldo feston 300 vjetorin e Arabisë me tunikë e shpatë

Nuk është as hera e parë që portugezi fotografohet me manikyrin e thonjve në këmbë. Një gjë e tillë kishte ndodhur tashmë janarin e kaluar, në një foto të publikuar nga Ngannou. Pikërisht foton ku luftëtari i MMA-së, përqafon ish-kampionin e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *