• |
ide | kryesore

Video/ Klasike bardheblu: goditja e devijuar e Abazaj fundos Vllazninë, Tirana prek titullin kampion

-Instant, F1, Sport, Video
Tirana



Tirana mposhti Vllazninë, fiton 0-1 Klasiken dhe prek me njërën dorë titullin kampion, pas javës së 30 të Superiores. Orges Shehi mund të festojë në Shkodër, pas devijimit vendimtar në goditjen e Abazaj që fundosi kuqeblutë në Loro Boriçi. Bardheblutë shkëputen +8 nga Partizani, që duhet ende të luajë nesër me Bylis.

Tirana e kishte të qartë rëndësinë e ndeshjes në Shkodër. Të besuarit e Shehit bëni më të mirën për të mbajtur në distancë të kuqtë ndjekës, duke e ditur se kanë përpara një derbi direkt për të luajtur. Goce Sedloksi provon edhe humbjen e parë në pankinën shkodrane dhe me 42 pikë rrezikon zonën europiane. Tekniku maqedonas kishte fituar në debutim me Erzenin e më pas barazuar me Kukësin. Tani situata është e ndërlikuar, sepse pas shpinës së shkodranëve dihat Laçi 2 pikë larg. E nuk duhen harruar edhe Erzeni e Teuta me 38 pikë.

Vllaznia ka rezerva për dy momente në të cilën pretenduan penallti. Pengimi i Cobës, i lëshuar në zonë, nga ndërhyrja e Përgjonit nuk u sinjalizua penallti. Protestat e kuqebluve ishin të kota, ashtu si në minutën e 72’ kur në krosimin e Gurishtës u pretendua një prekje me dorë nga Hila.

Lexo më tej: Video/ Egnatia me 10 lojtarë, Laçi nuk fiton dot: nuk mjafton Guindo për Nicën, Tetova mbron Europën

Në një ndeshje ku ka dominuar më shumë dëshira për të mos rrezikuar, bardhebluve u mjaftoi goli i Abazajt. Sulmuesi shënoi golin e tretë me fanellën bardheblu, pas dygolëshit me Egnatian, në fundin e pjesës së parë. Vendimtar devijimi i Gurishtës, që befasoi Zogovic. Vllaznia prodhoi lojë në pjesën e dytë, por goditjet në portën e Bekaj ishin shumë pak, për të vënë në vështirësi kryeqytetasit. Tirana del nga Shkodra me tre pikë dhe bindjen se janë fare pranë rikonfirmimit kampionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *