• |
ide | kryesore

U filmua duke tërhequr kecin me makinë, gjobitet 58-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 58-vjeçar është gjobitur në Tiranë, pasi u filmua duke tërhequr me makinë një kec. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka rezultuar se ishte pa leje drejtimi. Po ashtu, ai kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim. 58-vjeçari është gjobitur si dhe është proceduar penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjet, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *