• |
ide | kryesore

Balotelli sherr me tifozin që bënte fotografi, grushtin e pëson gabimisht drejtori sportiv i Sion

-Instant, Sport
Balotelli



Një festë Karnavalesh që u shndërrua shpejt në çështje. Drejtori Sportiv i skuadrës zvicerane Sion, Constantin kishte vendosur të shoqëronte sulmuesin Mario Balotelli në një festë me maska. Futbollisti ishte veshur si personazh i serialit “La casa de papel”, ndërsa drejtuesi si Pikachu. Një tifoz kishte filluar t’i fotografonte duke e mërzitur sulmuesin. Balotelli në konfuzion e sipër ka goditur në mënyrë të pavullnetshme drejtorin sportiv, sqaron gazeta zvicerane Blick.

Ky është vetëm një nga episodet e shumta me italianin Balotelli si protagonist, ka rrëfyer nga gazeta. Ndër të tjera, gjatë pushimit dimëror në Spanjë, ku ish-sulmuesi i Manchester City duket se e ka shndërruar në parkun e tij argëtues, festat dhe alkooli kanë qenë rend i ditës.

Rendimenti në fushë është konsideruar i pamjaftueshëm për sa i përket shifrave (6 gola në 19 paraqitje). E përkushtimi i pakët ka ndezur tërbimin e tifozëve të Sion, të cilët madje dogjën fanellën e qendërsulmuesit në tribunat e Stade Tourbillon. Constantin, protagonisti i pavullnetshëm dhe i dëmtuar i sherrit, komentoi eksperiencën e sulmuesit italian në Zvicër: “Me Marion u iluzionuam sepse bëmë gjithçka që ai të mendonte kryesisht për futbollin, por nuk ia dolëm”.

Lexo më tej: “Me ato para do marr dy Ferrari”: Balotelli u shantazhua me minorenen, 2 vjet burg për avokatin

Sion, ku më parë kanë luajtur Gennaro Gattuso dhe Gianluca Zambrotta, ra në Challenge League në fund të sezonit 2022-23. Ata morën vetëm 31 pikë në 36 ndeshje, rezultat i 72 golave të pësuar dhe 41 të shënuar. E ardhmja e karrierës së Mario Balotelli tani është shumë e pasigurt. Përvoja e tij në Kantonin e Valais tani duket se ka mbaruar. Italiani nuk u ngjit kurrë në nivelin e pritshmërive të ngritura. Për momentin skuadrat që mund të jenë të interesuara për të janë vërtetë të pakta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *