• |
ide | kryesore

Inzaghi, e ardhmja te Inter e një takim plot të panjohura: ja çfarë u tha mes tij, Marotta e Zhang

-Instant, Sport
Inzaghi



Simone Inzaghi dhe drejtuesit e Interit u takuan për të përcaktuar strategjitë e ardhshme të klubit. Një takim i vrullshëm në të cilin u prekën pika të ndryshme. Nga merkato me emrat e blerjeve dhe shitjeve, te ecuria e sezonit që përfundoi, deri te gjërat për tu përmirësuar dhe gabimet që nuk duhen përsëritur. Në disa gjëra ka pika dakordësie, për disa të tjera shfaqen disa paqartësi.

Detajet e samitit të zhvilluar mes teknikut Inzaghi dhe drejtuesve të zikaltërve janë zbuluar nga Corriere dello Sport. E përditshmja sportive ka bërë një bilanc të situatës. E sipas asaj që ka mbledhur, ka folur për një pakënaqësi dhe zhgënjim nga ana e trajnerit piacentin. Inzaghi, sipas gazetës, priste përgjigje më të detajuara. Kjo do ta qetësonte teknikun për strategjitë që do të ndiqen në merkato. Drejtuesit dëshirojnë të vazhdojnë rrugën e ndjekur në vitet e fundit, pra të shesë dhe të blejë me paratë e grumbulluara. Kjo do të thotë të shpërbësh edhe një herë një grupi që arriti në finalen prestigjioze të Champions këtë vit. Inzaghi kërkoi gjithashtu që të mos shitet portieri Onana, duke pasur parasysh vështirësinë për të gjetur një profil që mund t’i përafrojë.

Lexo më tej: Tre orë takim në seli mes Zhang, Marotta e Inzaghi: ja çfarë u vendos për të ardhmen e Asllanit

Ka edhe një detaj tjetër, sërish sipas asaj që raportoi Corriere dello Sport. E kjo e ka bërë trajnerin të rrudhë buzët. Drejtuesit e Inter, duket se e kanë qortuar teknikun duke e rikthyer vëmendjen për pjesën e parë të luhatshme të sezonit. Piëkrisht aty Inter humbi terren ndaj Napolit me humbje edhe ndaj skuadrave të vogla. Inzaghi priste më shumë, por qëndrueshmëria e tij nuk vihet në dyshim. E, në të vërtetë, rinovimi i kontratës tashmë është gati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *