• |
ide | kryesore

Harry dhe Meghan drejt divorcit

Paparazzi, Slider
Harry



Princi Harry do të ishte i mirëpritur për t’u kthyer në familjen mbretërore, por vetëm pa gruan e tij, Meghan Markle, sipas një eksperteje mbretërore. Jennie Bond beson se nëse Duka i Sussex do të kthehej në tokën e tij, familja do ta pranonte atë, pavarësisht nga grindjet e vazhdueshme.

“Divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është vetëm çështje kohe, nëse jo ditësh”.

Kështu është shprehur së fundmi ekspertja e botës mbretërore. Ajo tha për revistën ‘OK’ se njoftimi për divorcin e tyre do të bëhet i ditur shumë shpejt, por kjo nuk është e gjitha.

“Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij“, shtoi ajo.

Ky zbulim i rëndësishëm duket se hap dyert për një jetë të re për Princin Harry edhe pse kostoja do të jetë divorci nga ish-aktorja.

“Unë mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harrit, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”, tha Bon.

Komentet e Bond në fakt i bëjnë jehonë atyre të ish-shërbyesit të Princeshë Dianës, Paul Burrell, i cili së fundi tha për shtypin se britanikët do ta mirëpresin Harry-n me krahëhapur, por pa gruan e tij. Edhe tabloidet angleze dyshojnë se Harry ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës, dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *