• |
ide | kryesore

I pakënaqur dhe plot mllef, Inter e përshëndet Brozovic e ironizon: “Foto e bukur”

-Instant, Sport
Brozovic



Duke nisur nga dje, më 3 korrik, pas një telenovele të gjatë, Marcelo Brozovic u bë lojtari i ri i Al-Nassr. Pas problemeve mes lojtarit dhe klubit saudit fillimisht, e më pas mes arabëve dhe Inter, ka mbërritur edhe transferimi zyrtar. Pas 8 sezonesh e gjysmë, mesfushori kroat largohet kështu nga zikaltrit, por jo pa polemika.

Kur ka një lamtumirë, është pothuajse e pashmangshme që të ketë edhe pakënaqësi mes dy palëve që ndahen. Sidomos kur bashkëpunimi ka qenë e gjatë dhe plot pasion. E mes Marcelo Brozovic dhe Inter, pas transferimit zyrtar të kroatit te Al-Nassr, helmet nuk po tregojnë asnjë shenjë pakësimi. Arsyeja e fundit e polemikave mes lojtarit dhe klubit është përshëndetja në rrjetet sociale e rezervuar për të nga zikaltrit. Një përshëndetje që duket se nuk i ka pëlqyer dhe aq kroatit…

Lexo më tej: “Mos u shqetësoni, jam këtu”: Brozovic firmos në Arabi, Al Nassr e prezanton me një bombë

IRONIA E BROZOVIC PËR PËRSHËNDETJEN E INTER

Postimi i Inter, ku renditeshin paraqitjet, trofetë e fituar dhe golat e Brozovic për zikaltrit, shoqërohej me një foto të mesfushorit me fjalët “Goodbye Brozo”. Kroati i është përgjigjur me një koment që u shfaq menjëherë krejtësisht ironik: “Përshëndetje e madhe, foto e bukur”, ka shkruar ai duke shtuar emoticon e një fytyre që qesh.

Kroati ka dashur të kishte fjalën e fundit, në vijim të historisë së publikuar pak ditë më parë. Inter, në fakt, bllokoi fillimisht negociatat për transferimin e tij, pas ofertës në rënie nga Al-Nassr. Vetëm më pas zikaltrit pranuan 18 milionët e ofruara nga arabët. Me atë rast, Epic Brozo vendosi emojin e një cirku në rrjetet sociale, një imazh të qartë dhe elokuent të asaj që po ndodhte rreth tij. Tani, një tjetër shenjë, tepër domethënëse, se mos Brozovic e Inter ka ndjenja të lënduara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *