• |
ide | kryesore

Wanda Nara sulmon ata që nxorrën konkluzione para kohe: “Nga një gazetar një diagnozë që nuk e dija”

-Instant, Sport
Wanda Nara



Pas ditëve ku qendra e vëmendjes ishte shëndeti i saj, Wanda Nara ka vendosur të shpjegojë drejtpërdrejt se çfarë ka ndodhur përmes llogarisë së saj në Instagram. “Përshëndetje të gjithëve – shkruan gruaja e Mauro Icardi -. Jam këtu pas disa ditësh që më duheshin për veten time dhe dua t’ju tregoj pak për atë që ndodhi. Të mërkurën vendosa të bëj vetë një analizë rutinë, pasi unë i bëj zakonisht çdo herë që udhëtoj, ose një herë në vit. Disa vlera kanë shkuar keq dhe mora vendimin të shtrohem në spital edhe pse kontrolle të tjera kanë shkuar mirë”, thotë ajo.

Më pas postimi vazhdon: “Të enjten, gjithmonë vetëm, u largova nga ajo klinikë për të bërë teste të mëtejshme në një qendër të specializuar. E bëra duke u përpjekur të merrja më shumë informacion mbi rezultatet e analizave të mia të para. Si të gjitha nënat, u përpoqa të fshihja frikën dhe ankthin tek fëmijët e mi – thotë Wanda -. Mbi të gjitha, sepse nuk kisha ende një diagnozë të saktë”.

AKUZA NDAJ ALUDIMEVE GAZETARESKE

Më pas, Wanda Nara nisi sulmin ndaj atyre që zbuluan lajmin për gjoja leuceminë e saj. Një sëmundje që Wanda as e konfirmoi dhe as nuk e mohoi: “Për fat të keq, të premten patën konfirmimin nga një gazetar për një diagnozë që unë vetë nuk e dija. Mjekësia nuk është e saktë dhe në atë moment që nga analiza ime e parë nuk kishin kaluar as 24 orë. Fëmijët e mi kanë zbuluar gjithmonë gjithçka nga unë. Kam folur gjithmonë me ta dhe ky nuk do të kishte qenë përjashtim. Por do të kisha zgjedhur ta bëja me më shumë rezultate dhe analiza në dorë. E mbi të gjitha në kohën time”.

Lexo më tej: Wanda Nara me leucemi: gazetari Lanata ka pasur akses në analizat e gruas së Icardit

Pastaj mbyllja: “Falënderoj familjen time, çdo mik dhe secilin prej jush që më treguat dashurinë që keni për mua. Tashmë jam në shtëpi, në pritje të testeve të mëtejshme. Si dhe duke ndjekur indikacionet e profesionistëve që më shoqërojnë. Do të mbaj rezultatet private veçanërisht për të mbrojtur fëmijët e mi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *