• |
ide | kryesore

Video/ Gafa skandaloze i “falet” nga arbitri, Onana bën arrogantin: “E dija që nuk do jepej penallti”

-Instant, Sport, Video
Onana



Aventura e André Onana me fanellën e Manchester United nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Pas disa gafave gjatë miqësoreve parasezonale, ish-portieri i Inter bëri një gabim të bujshëm gjatë ndeshjes së parë të Premier League. Red Devils u imponuan 1-0 ndaj Wolverhampton, por portieri kamerunas rreziko gjithcka në fund.

Gjatë kohës shtesë, Onana doli shumë keq në një kros nga e djathta, duke përplasur Sasa Kalajdzic pa e prekur topin fare. Do të kishte qenë një penallti e pastër, por VAR nuk ndërhyri. Faulli ishte aq evident sa në fund edhe dizenjatori i arbitrave kërkoi falje për gabimin.

Lexo më tej: Video/ Onana debuton me United: një pasiguri që frikësoi anglezët, pastaj dy pritje të mëdha

Vetëm Onana mohoi se ndërhyrja e tij ishte e gabuar. “Ishte vetëm një kontrast mes dy djemve të mëdhenj. E dija që nuk do të ishte penallti”, ishin fjalët e portierit kamerunas pas ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=erZhtHb3xGk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *