• |
ide | kryesore

Messi sfidon goleadorin ‘e tmerrshëm’ dhe fantazistin e City: Haaland e De Bruyne finalistë për Lojtarin e Vitit

-Instant, Sport
Messi



UEFA ka shpallur emrat e tre finalistëve për çmimin Lojtari i Vitit 2022/23. Tre finalistët janë Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Lionel Messi. Ata u zgjodhën me votim nga një juri e përbërë nga trajnerët e klubeve që morën pjesë në fazat e grupeve të Champions League 2022/23, Europa League dhe Conference League, së bashku me trajnerët e ekipeve kombëtare të federatave të anëtarësuara në UEFA.

Në juri morën pjesë edhe një grup gazetarësh të përzgjedhur nga European Sports Media (ESM). Fituesi do të shpallet gjatë ceremonisë së shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2023/24. Eventi do të zhvillohet të enjten më 31 gusht në Forumin Grimaldi në Monako.

Lexo më tej: FOTO/ City gati kampion, Haaland kërkoi një stilolaps: ‘korigjimi’ i këpucëve me taka bën xhiron e botës

Të tre finalistët ishin deri diku të pritshëm. Një vit i rëndësishëm për Lionel Messi, që në Katar fitoi edhe Kupën e Botës me Argjentinën. Sulmuesi argjentinas në 32 ndeshje në Ligue 1 me PSG shënoi 16 gola e 16 asist. Shifrave i duhen shtuar edhe 4 gola në 7 prezenca në Champions dhe një gol në Superkupën e Francës. Haaland pastaj ishte një përbindësh: 36 gola në 35 ndeshje në Premier League e 12 gola në 11 sfida të Champions. De Bruyne nuk i ka marrëdhëniet kaq të ngushta me golin, por nga këmbët e belgut janë shërbyer shumë topa për golat e norvegjezit. 7 gola e 16 asist në 32 ndeshje kampionati, pa harruar edhe dy gola në Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *