• |
ide | kryesore

Dy herë në burg i akuzuar për përdh*nim: Man Utd ndryshon papritur vendimin për Greenwood

-Instant, Sport
greenwood



Hetimi i brendshëm i kryer nga Manchester United në lidhje me historinë e lidhur me Mason Greenwood ka përfunduar. Sulmuesi në vitin 2021 u akuzuar për agresion e përdh*nim, duke përfunduar edhe dy herë në burg. Akuzat u rrëzuan më vonë pas një marrëveshjeje ekonomike të gjetur mes palëve. Por dhuna ishte konfirmuar në një farë mënyre me foto, audio dhe video.

MAN UTD SHKARKON GREENWOOD

Klubi anglez, në përfundim të hetimeve të brendshme, kishte vendosur fillimisht të rikthente sulmuesin në grup. Një vendim që kishte shkaktuar një revoltë të vërtetë jo vetëm brenda ekipit, por edhe te tifozët dhe lojtaret e ekipit të femrave. Për këtë arsye erdhi vendimi i pronarëve të klubit për lirimin e 21-vjeçarit nga Wibsey. Kjo është deklarata e shoqërisë: “Procesi ynë filloi në shkurt të vitit 2023, pasi të gjitha akuzat ndaj Mason u tërhoqën. Gjatë gjithë gjykimit ne kemi marrë parasysh dëshirat, të drejtat dhe këndvështrimin e viktimës së pretenduar. Ashtu si dhe standardet dhe vlerat e klubit. E jemi përpjekur të mbledhim sa më shumë informacion dhe kontekst”.

“Kjo na ka detyruar që të vazhdojmë me ndjeshmëri dhe kujdes për marrjen e provave jopublike. Edhe nga ata që kanë njohuri të drejtpërdrejta për rastin. Në bazë të provave që kemi në dispozicion, kemi konstatuar se materiali i publikuar online nuk ofron një pasqyrë të plotë dhe se Mason nuk kreu krimet për të cilat u akuzua fillimisht”.

Lexo më tej: U braktis nga klubi dhe sponsori teknik: rrëzohen të gjitha akuzat për për.dhunim e agresion kundër Greenwood

“Duke thënë këtë, siç Mason e pranon publikisht sot, ai ka bërë gabime për të cilat po merr përgjegjësinë. Të gjithë personat e përfshirë, edhe Mason, i njohin vështirësitë që sjell rifillimi i karrierës së tij te Manchester United. Kështu që u vendos, me marrëveshje të përbashkët, se do të ishte është më e përshtatshme që ai ta bëjë këtë larg nga Old Trafford. E tani ne do të punojmë me Mason për ta arritur këtë rezultat”. Tani lojtari është i lirë të gjejë një ekip tjetër, por kush do të jetë i gatshëm të nënshkruajë me të?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *