• |
ide | kryesore

Ish-presidenti i Inter, Moratti në spital: ndërhyrje e programuar, situate nën kontroll

-Instant, Sport
Moratti



Massimo Moratti është shtruar në spitalin Galeazzi në Milano ku iu nënshtrua një operacioni angioplastike. Për ish-presidentin e Inter bëhet fjalë për një operacion të planifikuar prej disa kohësh. Situata është për rrjedhojë nën kontroll. E, ndryshe nga sa u raportua gabimisht në mëngjes nga disa portale, ai po qëndron në spital për periudhën e zakonshme post-operatore.

Me Massimo Moratti në krye, Inter fitoi 5 kampionate. Bilancit i duhet shtuar 1 Kupë UEFA, 3 Kupa Italie, 3 Superkupa Italiane, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Kupën e Botës për Klube.

Lexo më tej: Një kupë historike: vetëm familja Moratti përpara Zhang, Inzaghi shënjestron Mourinhon

Kushtet e presidentit të Tripletës, i cili mbushi 78 vjeç në maj, cilësohen si të qëndrueshme dhe jo shqetësuese. Një sqarim i domosdoshëm duke pasur parasysh një sërë zërash të pavërteta dhe destabilizuese që janë përhapur edhe në rrjetet sociale që prej mëngjesit. Operacioni i angioplastikës ishte planifikuar prej disa kohësh. Tashmë Moratti do t’i nënshtrohet një periudhe rikuperimi pas operacionit brenda spitalit milanez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *