• |
ide | kryesore

Superiore/ Në “Loro Boriçi” luhet për vendin e parë: Di Biaggio rrezikon shumë në Laç

-Instant, F1, Sport
Superiore



Renditja është ngjeshur pas javës së 5 të kategorisë Superiore e ndoshta pas rezultateve befasuese mund të qendrojë pikërisht ngarkesa e pazakontë e të luajturit katër javë në 13 ditë. Sidoqoftë, pritja për derbin më të ndjerë të kryeqytetit, Partizani-Tirana duhet të vazhdojë. Derbi i programuar në javën e 6 të Superiores është shtyrë pas impenjimeve të Kombëtares në tetor. Kështu, tre ndeshje të mërkurën dhe një të enjten janë ato që do të luhen në Superiore.

Erzenin, që pasi mposhti Tiranën e gjen veten në zonat e larta të renditjes dhe do të luajë kundër Skënderbeut që vjen nga tre humbje radhazi. Deliallisi vazhdon të surpriozojë me shijakasit e tij, ndërsa Gvozdenovic kërkon me cdo kusht të kthehet te fitorja. Kreu i renditjes në fakt luhet në Loro Borici, ku Vllaznia me 8 pikë pret Egnatian e vendit të parë, me dy pikë më shumë. Rrogozhinasit kanë katër rezultate pozitive radhazi dhe fitorja kundër Laçit është një tregues i rëndësishëm. Dwamena është i frikshëm, por kuqeblutë pasi likuiduan Teutën me dygolëshin e Balajt kanë nisur të besojnë se mund të bëjnë më shumë.

Lexo më tej: E hoqën për Longon e rithirrën pas Longos: Martini, rikthimi i pestë te Teuta

Një rezultat që ka patur në fakt pasoja në Durrës, me Teutën që ka ndarë rrugët me teknikun Diego Longo. E tani, kundër Kukësit të fundit, por të motivuar nga fitorja e parë në kampionat bëhet shumë e vështirë. Dy skuadrat ndahen vetëm nga një pikë, por duan të lëvizin nga fundi i renditjes. Të njëjtën ambicje ka edhe Dinamo, me teknikun Di Biaggio që rrezikon shumë në Lac, ku skuadra e Bejzades, shpreson të lërë pas humbjen me Egnatian.

SUPERIORE JAVA E VI

27/09/23
Erzeni 15 : 00 Skënderbeu
Vllaznia 18 : 00 Egnatia
Teuta 20 : 15 Kukësi
28/09/23
Laçi 15 : 00 Dinamo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *