• |
ide | kryesore

Skandali i shkarkimit të Orges Shehit: drejtori Osmani i thotë të largohet, Tirana nuk e zyrtarizon lëvizjen

-Instant, F1, Sport
Osmani



Orges Shehi nuk është më trajneri i Tiranës, ose jo! Kontroversialiteti i çështjes është se teknikut të bardhebluve iu komunikua vendimi përpara seancës së sotme stërvitore, por ende pas katër orëve nuk ka asnjë zyrtarizimi në faqen e klubit për këtë lëvizje. Për momentin ka vetëm një fjalë: ajo e Drejtorit Sportiv Tefik Osmani. E gjithë situata lidhet me kontratën që e lidhte teknikun me klubin deri në qershor 2024. Klubi kërkon tani marrëveshje.

ÇFARË NDODHI?

Sapo tekniku mbërriti në kompleksin stërvitore Skënder Halili, u thirr nga Drejtori Sportiv, Tefik Osmani, që i komunikoi shkarkimin. Sipas asaj që ai i ka thënë trajnerit, në thelb kanë qenë rezultatet e fundit. Trajneri, në këtë pikë, ka marrë çantën dhe është kthyer të largohet pa kryer seancën stërvitore. E programuar për në orën 10.00 ajo do të spostohet në 16.30.

“REBELIMI” I LOJTARËVE

Në prapaskenë të këtij spostimi është qendrimi i lojtarëve të Tiranës. Ata i kanë komunikuar Drejtorit Osmani se nuk mund të ishin mendërisht gati për tu stërvitur. Sipas asaj që mësohet, lojtarët kanë dashur të flasin me presidentin Halili për t’i kërkuar kthimin e Shehit, të cilin e konsiderojnë pafaj në këtë situatë. Shehi i ka kërkuar të qendrojnë jashtë kësaj situate.

Lexo më tej: Vonesa pagash e konflikt i brendshëm: te Tirana nuk ka paqe e humbjet po vijnë seri

MARRËVESHJA DHE E ARDHMJA

Ajo që thuhet nga klubi është se Shehi ka një akord me një klub tjetër, por trajneri është në pritje të zyrtarizimit dhe likuidimit të kontratës. Klubi tani kërkon marrëveshje, për të lehtësuar barrën financiare, duke shpresuar se Shehi do të gjejë një skuadër tjetër sa më shpejt. Në fakt, tekniku është në qendër të vëmendjes se dy klubeve të rëndësishme. Egnatia dhe Partizani kanë kërkuar informacion për 46 vjecarin, që për momentin po e mban gojën mbyllur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *