• |
ide | kryesore

Vonesa pagash e konflikt i brendshëm: te Tirana nuk ka paqe e humbjet po vijnë seri

-Instant, Sport
Tirana



Në fillim Erzeni, pastaj edhe Laçi, dy humbjet të maturuara në stadiumin e shtëpisë, aty ku duhet kërkuar me kujdes në histori për të gjetur herën e fundit që Tirana e kishin lejuar. Madje, kjo e fundit, ishte një shembje me zhurmë. Për rezultatin 0-3, që nuk lë shumë diskutime, e për faktin se u mundën nga një kundërshtar që e kishte trajnerin në pankinë prej vetëm dy ditësh.

Mbetet tani të kërkohet shkaku, por edhe ai nuk është i vështirë të identifikohet – gjykon RTSH Sport -, me konfliktin e brendshëm mes presidencës dhe stafit teknik, që po bëhet present edhe në rezultatet e fushës. Ato tentativa ndërhyrje që tekniku i ka kthyer mbrapsht kanë derdhur gotën e mbushur plot, me vonesat e vazhdueshme në pagesa, që kanë bezdisur edhe lojtarët. Për të qenë të qartë, askush nga lojtarët nuk mungoi në impenjimin e tij fizik në fushë. Thjesht mendja nuk kishte qetësinë e duhur për të bërë atë që duhej, në momentin e duhur. Problemi i Tiranës është vetëm brenda tyre dhe nuk ka asnjë shkak tekniko-taktik.

Lexo më tej: Video/ Laçi bën padronin 0-3 në kryeqytet: Tirana shfaq problemet e brendshme, Josa debuton me fitore

Konfirmimi, pastaj, është se Orges Shehi nuk u prezantua në mikrofonët pas ndeshjes, për të komentuar ndeshjen e Tiranës. E këtu pak ka të bëjë humbja. Nëse konsiderohet fakti që edhe sezonin e kaluar, gjatë vonesës së pagave që shtynë rinovimin kur kontrata kishte skaduar, Shehi nuk u prezantua fare para mikrofonëve. Atëherë kuptohet se tekniku nuk e ka patur vështirësinë të komentojë 0-3 me të cilin Tirana humbi ndaj kurbinasve të drejtuar nga Mirel Josa. Panoramës i duhet shtuar edhe harresa e ditëlindjes së teknikut, në datën 25 shtator, kur në faqen zyrtare të bardhebluve mungoi urimi për 46 vjetorin e Orges Shehit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *