• |
ide | kryesore

Video/ Laçi bën padronin 0-3 në kryeqytet: Tirana shfaq problemet e brendshme, Josa debuton me fitore

-Instant, F1, Sport, Video
Laçi



Humbja e dytë radhazi e Tiranës, që këtë herë shkatërrohet në shtëpi nga Laçi. Debuton me suksesin 0-3 Mirel Josa në pankinën kurbinase, duke futur në telashe bardheblutë. Pas cështjes që shpërtheu te Tirana për ndërhyrje në formacion, gjërat te bardheblutë nuk po shkojnë mirë. E nuk është vështirë të kuptohet se pas shembjes me kurbinasit fshihen situatat jashtë fushës.

Sigurisht që priten zhvillime në kampin bardheblu, sepse Tirana që zbriti në fushë kundër Laçit ishte inekzistente. Mirel Josa ndoshta e njihte shumë mirë ish-klubin e zemrës, ose Laçi ishte në ditën e hirit, kjo mbetet për tu vlerësuar, por ndërkohë tre pikët e rënda në një transfertë shumë të vështirë në kryeqytet janë fakt.

Lexo më tej: Skema e kampionatit një problem? Maliqi, njeriu që shkaktoi rrëzimin e paralajmëruar të Tiranës

FITOI STRATEGJIA…

Pas Erzenit erdhi një tjetër humbje, por skuadra kishte shumë probleme në ndërtimin enga poshtë dhe u bë viktimë e kundërsulmeve të kundërshtarit. Najdovski duhet të kontrollonte Sobouale, gjithnjë problematik. Ndërsa Hasani e Latifi u munduan të zgjidhin ndeshjen për kryeqytetasit. Goli i Sobouale në fundin e pjesës së parë, pothuaj vrau ndeshjen e Tiranës. Në spondin e Ujkës sulmuesi shtyu topin në rrjetë mes protestave të bardhebluve, për një pozicion të parregullt.

Tirana u shty përpara pas rifillimit, por Hasani nuk mundi të kalonte Dajsinanin në të 48′, pastaj u ngatërrua me Dokën në të 49′. Sidoqoftë u duk se Tirana do të bënte një ndeshje në gjysëmfushën bardhezi e ashtu ndodhi. Vetëm se konkluzioni i rrezikshëm i Tresës duhet t’i kishte paralajmëruar për atë që mund të ndodhte. Kryeqytetasit u munduan të barazojnë, por u rrëzuan atëherë kur nuk e prisnin: në shtesë. Manellari shënoi edhe golin e dytë në minutën e 91′, por merita ishte e Sobouale që tërhoqi mbrojtësit pas vetes para se të pasonte për golin e 0-2. Sulmuesi u përsërit dy minuta më pas, kur Laçi bëri tris, me asist të Soubouale dhe golin e Taleb. Laçi arrin Tiranën me 10 pikë, edhe pse bardheblutë kanë një ndeshje për të rikuperuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *