• |
ide | kryesore

“Janë të mbivlerësuar, shumë larg asaj që presim”: Presidenti Halili kritikon me tona të ashpra bardheblutë

F1, Sport
Halili



Fitorja me përmbysje nuk mjafton. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk është aspak i kënaqur nga loja e të tijve dhe as tre pikët nuk e shuajnë mërinë e tij. Numri 1 i klubit e ka patur në mënyrë të drejtpërdrejtë me lojtarët. “Prisja që skuadra të bënte diçka më mirë se ajo që bëri në fushën e lojës. Unë personalisht kisha besim se ekipi do ta merrte trepikëshin. Por mënyra se si luajtëm na vuri në vështirësi shumë të madhe. Megjithatë, shpresoj që skuadra nga dita në ditë të bëjë ndryshimin dhe duhet ta bëjë”, nisi Halili.

SHIGJETIMI PËR LOJTARËT

Bardheblutë janë në ndeshjen e katërt pa humbje, por gjithashtu llogarisin -6 nga dyshja e kreut Egnatia e Partizanit, me të kuqtë që mund t’i çojnë në -9 nëse fitojnë ndeshjen e prapambetur me Teutën. E kështu, Halili fundos goditjen: “Gjithsecili e di vetë se çfarë emri ka. Dhe për emrin që ka i duhet të japë më shumë se çfarë i takon. Janë futbollistët më të vlerësuar nga ana financiare të kampionatit shqiptar. Kjo është e padiskutueshme sepse ne e dimë shumë mirë se me çfarë financash paguhet çdo sportist. Për t’u krenuar nuk është dhe të dalim e të themi se çfarë bëjmë ne, por unë e kam direkt me lojtarët”.

“Po e them troç – vazhdoi numri 1 i klubit -. Sportistët janë të mbivlerësuar. Për sa i përket lojës që duhet të na kënaqë ne dhe që të marrin rezultate pozitive janë shumë larg asaj që presim nga fillimi i kampionatit dhe që vazhdojmë të presim”.

Lexo më tej: Dy gola në 5 minutat e fundit përmbysin Kukësin me 10 lojtarë: Tirana shpëton kur nuk e mendonte më

Në shenjestër të presidentit Halili nuk ka emra të veçantë por të gjithë në organikë, sidomos titullarët: “Nëse lojtarët duan që të mbushin stadiumin duhet të japin më shumë. Stadiumi nuk mbushet duke bërë një lojë të dobët. E kam vetëm me lojtarët. Duhet të punojnë shumë për të rritur performancën e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *