• |
ide | kryesore

“Kur humb 3-0 nuk ke më çfarë të thuash”: Bejzade premton kthesën e Erzenit, Gvozdenovic superstizioz

Sport
Bejzade



“Ne në fakt kishim marrë përsipër të fitonim ndeshjen. Synimi ishte vetëm tre pikët, por siç e pamë brenda 5-6 minutave pësuam dy gola të shpejtë dhe gjithçka na ndryshoi, rrjedha e lojës, situatat. Erdhëm te rasti që me një penallti mund ta kthenim lojën dhe kur hynim në dhomat e zhveshjes ndryshonte mentaliteti e psikologjia e lojtarit. Por kur humb 3-0 nuk ke çfarë të thuash më mbrapa, Skënderbeu e meritoi fitoren”. Skerdi Bejzade nuk fshihet pas fjalëve dhe pranon 3-0 e rëndë me të cilin Skënderbeu mposhti Erzenin e tij.

Tekniku i shijakasve u ndje i befasuar nga fillimi katastrofik i ndeshjes nga të tijtë: “Edhe si lojtar, edhe si trajner nuk e kam përjetuar ndonjëherë që të pësoj dy gola kaq shpejt. Ka lojtarë që gabojnë në mënyrë të ndryshme apo presioni më i madh se sa duhet. Kjo ka ndikuar dhe gabuam e Skënderbeu na ndëshkoi direkt”.

Bejzade e sheh të gjithë ngërçin e skuadrës në aspektin psikologjik: “Ne provuam, për këtë më vjen keq – tha tekniku – se patëm disa raste që nuk është se do të ndryshonim lojën, por do vlenin për lojtarët në ndeshjet në vijim. Kjo skuadër duhet të ngrihet psikologjikisht. Duhet të bëjmë më të mirën, ndeshje ka shumë, kualitet kanë. Me sa shoh do të reagojmë në ndeshjet në vijim”, tha Bejzade.

GVOZDENOVIC: “NUK MENDOJMË PËR FINAL 4”

“Nuk mendojmë për “Final Four” akoma. Edhe kundër Kukësit, edhe sot, ishte shumë e rëndësishme dhe stresuese. Sot dolëm mirë, luajtëm shumë mirë, bravo çunat dhe për stafin tim, se jemi përgatitur shumë mirë. Jemi të gjithë bashkë shumë të kënaqur”. Ivan Gvozdenovic është i kënaqur me ecurinë e skuadrës, që është distancuar nga zona e rrezikut. “Ky është sinjal pozitiv se sot ishim pa katër lojtarë. Ata që hynë tregojnë që ‘jemi gati profesor’. Kemi një ndeshje të fortë ndaj Dinamos, pastaj kemi Partizanin. Kemi akoma shumë punë përpara”.

Lexo më tejKahrimanovic humbi penalltinë që nuk duhej, Skënderbeu i tregon vendin Erzenit

Gvozdenovic u ndal edhe te avantazhi i dyfishtë në shtatë minuta lojë: “Sot ishim pak edhe me fat se shënuam shpejt, e nisëm ndeshjen mirë. Por merituam gjithçka se kontrolluam shumë mirë. Patjetër nuk ishim gati që do shënojmë shumë shpejt, por ky është futbolli, ishte e mirë për ne e ishim më të qetë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *