Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘Interview Magazine’.
Gjatë intervistës Miley ka rrëfyer se njerëzit e komentojnë shpesh për zërin e saj .”Gjithë jetën time edhe pse kam marrë trajnime për zërin dhe shumë eksperienca të tjera, prap më thonë: ‘Pse tingëllon si burrë kur flet? Ku e ke falseton? Pse nuk e kap oktavën e lartë të ‘Party in the U.S.A””, u shpreh këngëtarja. Megjithatë ajo tregoi se zëri i saj tregon kush ajo është në të vërtetë dhe si e sheh veten, ndaj këto deklarata për zërin e kanë prekur, por tashmë nuk i intereson më.