• |
ide | kryesore

Sulmi në Nju Jork/ 8 të vdekur dhjetëra të plagosur, autori thirri: “Allah Akbar”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin në dritë detaje të reja nga sulmi në Nju Jork ku një person i armatosur në timonin e një kamioni sulmoi fillimisht një korsi çiklistesh. Sipas dëshmitarëve shoferi ishte një person me tipare nga lindja. Ai ka përplasur disa çiklistë derisa u përplas me një autobus nxënësish shkolle. Më pas ka zbritur dhe me armë ka kërcënuar kalimtarët përpara një shkolle. Sipas NBC ai ka bërtitur vazhdimisht “Allah Akbar”. Janë 8 të vdekurit deri tani ndërsa 15 të plagosur janë në gjendje të rëndë. Autori u qëllua në këmbë nga një prej agjentëve që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Deri tani dihet vetëm se është një 30-vjeçar me banim në Florida. Policia është duke hetuar në pistën e terrorizmit. “Është një akt i qartë terrorizmi që kishte si synim të vriste të pafajshëm” – tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blasio. Zona ku ndodhi sulmi është shumë pranë ish-kullave binjake ku tashmë ndodhet një memorial për viktimat e 11 shtatorit. ©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *