• |
ide | kryesore

Vrasësi i Vasil Dervishajt rrëfehet në polici, si ndodhi ekzekutimi në Vlorë

Lajme, Të fundit



Grupi hetimor i vrasjes së Vasil Dervishajt në Vlorë ka zbuluar ekzekutimin e mbrëmjes së 4 qershorit në lagjen “Pavarësia” në bazë të rrëfimit të A.Çaushit që është vetëdorëzuar në polici. Në kërkim është shpallur edhe Ergest Adviu, ekzekutori i Dervishajt.

Shkak i përplasjes me armë mendohet se është një sherr që Avdiu ka pasur në të shkuarën në Itali, detajet e të cilit nuk janë zbuluar ende. Autorët dhe bashkëpunëtorët u identifikuan pasi ishin kapur nga kamera sigurie, në dalje të rrugëve kryesore, teksa po largoheshin nga vendngjarja pas krimit.

Gjatë marrjes në pyetje Çaushaj ka treguar se në lagjen “Pavarësia” ndodhet dhe dyqani i tij, në të cilin çdo natë, të rinjtë mblidheshin dhe e kalonin natën duke luajtur me letra. Pasi kanë dalë jashtë nga dyqani, ata kanë hipur në makinë dhe përballë janë hasur me Vasil Dervishajn, që mësohet se ka ndaluar makinën duke i prerë rrugën.

Dervishaj nuk ishte i vetëm në automjet. Bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër. Çaushaj tregoi në polici se viktima ka ndaluar makinën, ka dalë jashtë dhe ka tentuar të mbushë armën tip Kallashnikov.

Në këtë kohë Ergest Avdiu ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 29 vjeçarit, pasi ka menduar se ky i fundit do ta qëllonte. Dervishaj ka marrë një plumb në dorë, një në qafë në afërsi të kokës.

Miku i Dervishajt ka marrë Kallashnikovin dhe e ka spostuar disa metra larg dhe u ka kërkuar banorëve të zonës të lajmërojnë një ambulancë. Më pas ai, – sipas dëshmitarëve një djalë rreth 1.90 cm – është larguar në këmbë.

Në momentin kur A.Caushaj ka tentuar të dalë nga automjeti, Ergest Avdiu i ka dhënë gaz duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka zbritur dy të rinjtë në afërsi të portit.

Më pas Avdiu ka telefonuar Amarildo Grembin duke i kërkuar ta çonte deri ne autostradë. Ky i fundit nuk ka qenë në dijeni te ngjarjes. Së bashku me Nekid Arapin kanë çuar Ergest Adviun deri në autostradë.

Ndersa Nekid Arapi ka qene i shoqëruar me Grembin në makinë dhe e kanë çuar bashkë me makinë Ergest Avdiun deri në autostradë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *