• |
ide | kryesore

Pse e ka mbyllur gojën Mirela Kumbaro për Teatrin Kombëtar

Kryesore



Manovra e socialistëve për të sjellë, Erion Velinë në Komisionin e Medias, pikërisht ditën kur opozita priste shpjegime për projektligjin që ka publikuar Ministria e Kulturës, ka nxjerrë në pah pozicionin distant, që po mban Mirela Kumbaro nga debati për ringritjen e godinës së Teatrit Kombëtar me paratë e kullave.

Që pas publikimit të projektligjit nga Ministria e Kulturës, Kumbaro ka vendosur të mbyllë gojën me shpresë se do ta kalojë në heshtje furtunën që ndezi projektligji, ku parashikohet dhurimi i truallit të teatrit për kompaninë Fusha sh.p.k në këmbim të një teatri të ri.

Prania e Erion Velisë në komision u prit me habi nga deputetët e opozitës, të cilët dyshuan se Kumbaro ka nevojë për Veliajn pasi e vret ndërgjegjia për projektligjin që ka propozuar.

Por më shumë se dëshmi e një fije ndërgjegjeje të mbetur tek Kumbaro, shmangia e saj nga debati duket të jetë pjesë e strategjisë së Rilindjes, për të shmangur argumentimin e projektligjit.

Çfarë fsheh Erion Velija pas ndërtimit të Kullës 250 milon dollarë

VIDEO/ Veliaj shkon pa ftuar në komision, sherr me deputetët e PD-së për teatrin

Heshtja e ministres u duk e pazakontë edhe në dëgjesën me artistët, disa ditë më parë. Për dy orë, Kumbaro vetëm miratoi me kokë fjalët e Veliajt dhe nuk foli asnjë fjalë përballë dyshimeve dhe akuzave të artistëve që kundërshtuan fort shembjen e godinës së teatrit dhe dhurimin e tokës për kompaninë Fusha sh.p.k.

Takimi u moderua nga Veliaj, i cili ka marrë rolin e protagonistit dhe projektin e teatrit, e krahason me këndin e lojërave të liqeni Artificial apo me rikonstruksionin e Pazarit të Ri. Për të kuptuar se krahasimi i Veliajt nuk qëndron, mjafton të përmendet se si për këndin e lojërave, ashtu dhe për Pazarin e Ri, nuk ishte nevoja të bëhej një projektligj i posaçëm, që shkëmben tokë publike me kompani private pranë Ramës.

Duke u shfaqur i zhurmshëm dhe provokues në komision, Veliaj i dha mundësinë Kumbaros të heshtë edhe njëherë tjetër dhe t’i shpëtojë shpjegimit se si i erdhi ideja për të hartuar një projektligji që ka publikuar për konsultim Ministria e Kulturës.

Mirela Kumbaro del pas Erion Veliajt nga komisioni, nuk flet për Teatrin 

Debati për Teatrin Kombëtar/ Kumbaro bojkoton komisionin, Ndrenika: Duhet të nisë lufta!

Situata provokuese e krijuar në komision, tregoi se Rama dhe Veliaj nuk i druhen as batutave, as sharjeve, as vezëve dhe as recitimeve të artistëve, për sa kohë nuk flitet për projektligjin skandaloz, me të cilin i falin pasurinë publike klientëve të tyre. Heshtja e Kumbaros, vjen nga pamundësia për ta mbrojtur një projektligj që nuk merr parasysh asnjë parim të shtetit ligjor, shkëmben tokën publike me klientët e qeverisë pa respektuar as ligjin e prokurimeve publike dhe as atë për partneritetin publik-privat, duke shpërfillur në mënyrë skandaloze qytetarët, në këtë rast komunitetin e artistëve, në dëm të një institucioni si Teatri Kombëtar.©Lapsi.al



5 Comments

  1. Mirela shemtira eshte aq gomare sa i ka thene Rama te mos flasi as edhe nje fjale per teatrin. Dhe kjo e ka marre fjale e per pe. Nuk hap fare gojen ….Te kishte ndergjegje ajo kishte ik me kohe nga ministria.

  2. Pasi deshtoi se qeni nje “rondele” ne Amerike, dhe pasi e pa bythen keq si punojes social ne Afrike, “gjeniu” Veliaj gjeti toke pjellore ne Shqiperi per te bere aktivizem komunist qe si gjithmone perfshin abuzim prone, shembje godinash, pastrime parashe droge, e te tjera si keto. Pasi te dale ne pension pastaj do na jape intervista si Nexhmia ku do na rendise arritjet e medha te periudhes se shokut Edver.

  3. Fol nje fjle te madhe dhe ti o dhenderr i thane krushqit kur kishin mbaruar mbleserine . BUALL tha dhenderri . Sipas fakteve ministrja jone duhet ta dije kete histori prandaj dhe nuk flet .

  4. Shyqur qe kemi Andin qe ja u spiegon te gjitha ngjarjet qe ndodhin ne Shqiperi truthareve analfabete te saliut! Lexoni shkrimet e Andit dhe Armandos te emrat fillojne me A! Njeri nga Stropska e Pogradecit dhe tjetri djali i Bushatit dhe i Kapos! Te dy na i beri Saliu demokrate! Cfare mjerimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *