• |
ide | kryesore

Allan i vëzhguari special: mund të fitojë Brazilin

Sport



Këtë herë Selecao duket vërtetë shumë afër dhe Allan e luan kundër PSG. Është larguar Sylvinho, një nga bashkëpunëtorët e trajnerit Tite, për të kuptuar saktësisht se cili mund të jetë impakti i mesfushorit napolitan në një ndeshje të madhe të nivelit ndërkombëtar. Impenjimi në Champions është perfekt për të dhënë këtë verdikt pas një debati të gjatë brenda stafit teknik. Motivet e thirrjes së munguar për momentin kanë qenë dy: 1) zgjedhja taktike; 2) pjesëmarrja e pakët në lojën sulmuese.

Në pikën e parë dyshimi është: Allan mund të shërbejë më shumë si zëvendësues i Casemiro para mbrojtjes në 4-3-3 të Tite ose në rolin që ka aktualisht Paulinho. Arthur apo Fred? Në bisedat midis Tite dhe bashkëpunëtorëve të tij termi “dritë” shpesh përdoret për të përcaktuar qëndrimin e lojtarëve. Me “dritë” nënkuptohet frymëzimi i lojës sulmuese që mund të përfaqësohet nga një depërtim, një pasim vendimtar ose një gjuatje nga distanca. Pikërisht këtë dritë duhet të ndezë Allan për të fituar një vend në ekipin kombëtar brazilian pasi javët e kaluara kishte lindur ideja e një thirrje të mundshme për të luajtur me atë italiane, hipotezë e cila momentalisht është e pamundur pasi Allan ka një pasaportë portugeze dhe nuk ka elemente të vlefshme për të marrë një italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *