• |
ide | kryesore

Fitojnë lirinë dy gazetarët e Reuters-it të burgosur në Mianmar

Planet



Dy gazetarët e agjencisë së lajmeve “Reuters”, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, kanë fituar lirinë përmes amnistisë vjetore të presidentit të Mianmar-it, Wyn Myint, pasi ishin arrestuar dhe dënuar për shkelje të “Aktit të Sekreteve Zyrtare”.

Pas një raportimi hulumtues mbi fushatën brutale ushtarake në shtetin Rakhine, që detyroi rreth 700 mijë myslimanë Rohingya të kalonin kufirin për në Bangladesh në gusht të vitit 2017, gazetarët u dënuan me shtatë vjet heqje lirie, për arsye se publikuan një sërë dokumentesh të klasifikuara që i disponuan nga dy oficerë policie.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo janë vlerësuar me çmimin “Pulitzer” për mbulimin dhe publikimin e masakrës, çmim që e kanë bashkëndarë me dy kolegë të tjerë që përfunduan investigimin pas burgosjes së tyre.

“Akti i Sekreteve Zyrtare” është një dokument që përcakton kuadrin rregullator të dokumenteve shtetërore, i miratuar në vitin 1923, kohë kur Mianmari quhej ende Burma dhe gjendej nën sundimin kolonial britanik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *