• |
ide | kryesore

“S’kam thënë gjë veç…”, Haradinaj jep detaje të bisedës telefonike me komikët rusë

Lajme, Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pohuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me dy komedianët rusë që hiqeshin si presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, në kurthin e të cilëve ra edhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev.

Në një konferencë për mediat, Haradinaj bëri me dije se në bisedën mes tyre nuk është folur për tema specifike. “Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodh një bisedë nga një linjë e hakeruar, që kanë thirrur prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dal nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, kreu i qeverisë së Kosovës shtoi se përgjatë dhjetë ditëve të fundit nuk ka biseduar me kryeministrin Zaev. “Me kryeministrin Zaev, në këto dhjetë ditët e fundit nuk më ka rënë që të shkruhem apo të flas me të. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, theksoi më tej Haradinaj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *