• |
ide | kryesore

Erik Lloshi tregon për hatërmbetjen me Anxhela Peristeri

Paparazzi, Slider



Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri janë miq të mirë prej kohësh. Por në media u aludua për një ftohje të marrëdhënies mes tyre pas disa eventeve. Si fillim ishte Eriku që mungoi në koncertin recital të Anxhelës, e më pas ajo që mungoi në dasmën e tij. Gjithsesi, ata i kanë shpjeguar arsyet duke theksuar se mbeten ende miq.

I ftuar ditën e sotme në “Rreze Dielli”, Erik Lloshi ka sqaruar dhe njëherë përplasjen me Anxhelën:

“Është një nga mikeshat e mia më të mira. Kemi marrëdhënie shumë të mirë si kolegë, si shokë, si miq; shumë të fortë e kemi. Ta shpjegoj dhe unë se nuk e ka shpjeguar kurrë këtë gjë. Unë në koncertin e Anxhelës kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qenë shumë sëmurë dhe kam qenë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndenjur në këmbë madje. Ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Përpara shëndetit, nuk vihet asgjë. Dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë sepse isha i ftuari i saj special. Kjo është e vërteta që ta dini ju të gjithë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *