• |
ide | kryesore

Conte gati të luajë gjithçka: “Në Dortmund nuk mund të gabojmë. E do kemi një Sensi plus”

Sport



Është koha e Champions. Antonio Conte e di që është përballë një ndeshje vendimtare, për më tepër pa Asamoah, Gagliardini e D’Ambrosio, të padisponueshëm. “Është një ndeshje e rëndësishme, ne e Borussia jemi me pikë të barabarta, Barcellona e ka hipotekuar një vend. U treguam të aftë të fitonim në shtëpi, e dimë mirë sa vështirë do jetë nesër, përballë një klubi të fortë e të kolauduar, që luan Champions prej shumë vitesh. Ambjenti do të jetë shumë i nxehtë, elektrik, e dimë mirë cfarë tifozët e Dortmund arrijnë ti transmetojnë lojtarëve”.

Conte e di mirë llojin e ndeshjes që e pret, por kërkon edhe mirëkuptimin e tifozëve: “Nëse do të jetë një ndeshje difensive, do jetë sepse Borussia do të na detyrojë. Por kush pret një ndeshje me vetëm një drejtim nga ana jonë, e ka gabim. Duhet të jemi të aftë në momentet e vuajtjes, pastaj e dimë cfarë bëjmë. Vijmë këtu për tu rritur më shumë, si bëmë në Barcellona”.

E në fakt, Inter është një skuadër që ka shënuar gjithnjë një gol në ndeshje në cdo kompeticion: “Eshtë edhe cështje karakteristikash, nuk kemi lojtarë kundërsulmi, shanset tona duhet ti krijojmë. Mentaliteti ynë është ti bëjmë keq kundërshtarit me topin ndër këmbë” shpjegoi tekniku që do të ketë mundësinë të besojë tek lojtari i tij më në formë, deri para dëmtimit, Sensi: “Ka rikuperuar, është në stërvitjen e tretë të plotë me ne, të parat i bëri në vigjilje të sfidës me Bologna. Eshtë në dispozicion, duhet të mendoj si ta aktivizoj, nga fillimi, apo pankina”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *