• |
ide | kryesore

Dy aktorët e njohur turq bëjnë fejesën publike

-Instant, Paparazzi, Slider



Dy aktorët e njohur turq, Taner Olmez dhe Ece Çesmiolu i kanë dhënë fund beqarisë. Mediat turke bëjnë të ditur se ata janë fejuar në fshehtësi.

Në fejesë ishin të ftuar vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë e ngushtë, për shkak të pandemisë së Covid-19. Taner Olmez është shumë i njohur nga roli i tij në serialin “Doktori i mrekullive” .Ndërsa Ece Çesmiosu ka luajtur rolin e “Sulltaneshës Atike” në serialin “Sulltanesha Kosem”. Dy aktorët janë prej vitesh së bashku ndërsa në janar Taner i propozoi për martesë partneres gjatë pushimeve të tyre në Belgjikë.

“Bërtita Po. Belgjika është një qytet për të cilin isha kurioz, shkova për herë të parë”-tregoi aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *