• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo, sportisti më i admiruar në planet: CR7 mposht edhe Putin e Trump

-Instant, F1, Sport

Klasifikim interesant ai që ka bërë publik YouGov në orët e fundit, kur ka ndërtuar një renditje të personazhëve më të admiruar në botë për vitin 2020. Mes tyre ka edhe shumë politikanë, sipërmarrës por edhe sportistë. Nuk mund të mungonin emrat e mëdhenj Lionel Messi e mbi të gjithë Cristiano Ronaldo. Portugezi i Juventus, i gjashti në renditjen e përgjithshme, është i pari mes sportistëve.


Ashtu si bën të ditur klasifikimi i vecantë, kampioni portugez ka lënë pas rivalin e përjetshëm Lionel Messi, që pozicionohet në vendin e 11. Ndoshta ka ndikuar shumë situata e krijuar tek Barcelona, apo thjesht fakti që CR7 në rrjetet sociale ka qenë gjithnjë një hap para. Akoma më pas në renditje është një legjendë e sportit, e në vecanti basketbollit: kampioni i NBA Michael Jordan, por që në disfavor ka faktin që është në inaktivitet porej kohësh.

Klasifikimin e njeriut më të admiruar në botë për 2020 e ka fituar ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama. Kanë humbur ndërkohë garën e politikanëve, por edhe atë me një ikonë të sportit si CR& presidenti i Rusisë Putin (12°) e ai aktual i SHBA-së Donald Trump (15°).

2 Comments

  1. Jack Ma para Elon Musk. Kjo po eshte gallate. Nje mesues anglishtje qe shet mallra online para atij qe con raketa ne hapesire. A ka kuptimin me i publiku keto karlliqe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu