• |
ide | kryesore

Marotta i tregon derën Eriksen: “Nuk mbajmë asnjë që do të transferohet”

-Instant, Sport



E ardhmja e Christian Eriksen vazhdon të jetë cështje tek Inter. “Nuk duhet të mbajmë kurrë një lojtar që kërkon të transferohet – ka shpjeguar me qartësi Marotta -. Eriksen po sillet si profesionist, duhet të bëjmë vlerësimet e duhura”. “Tani është në dispozicion të Contes e ajo që po bën trajneri është në interes të klubit e lojtarit – ka shtuar -. Për momentin nuk kanë ardhur kërkesa të vecanta nga lojtari por, në momentin e duhur, duhet të gjejmë kombinimin e duhur”.

Marotta nuk ka përdorur fjalë të mesme për të sqaruar pozicionin e danezit. Lojtari e ka të vështirë të gjejë hapësirë në skemat e Contes e vazhdon të dërgojë mesazhe të qarta për klubin në prag të dritares së ardhshme të merkatos. Sinjale që shoqëria zikaltër i ka marrë dhe sipas fjalëve të administratorit të deleguar mund të cojnë në një shitje të mesfushorit.

Hipotezë që Marotta e mban të hapur duke parë situatën e lojtarit, tashmë në fund të projektit e larg nga planet e teknikut. “Dje Conte është përgjigjur në mënyrë të prerë – ka përfunduar Marotta duke folur për Eriksen -. tekniku do ta përdorë kur dhe si ta shohë të arsyeshme”. Fjalë që duken më shumë si lamtumirë se inkurajim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *