• |
ide | kryesore

Vetëvendosje: Dredhia e Greqisë me zgjerimin në Jon dhe pse Rama hesht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama bëri publikisht të shtunën një krahasim mes dekretit të depozituar nga Shqipëria në OKB në vitin 1990, për shtrirjen e ujërave territoriale deri në 12 milje detare dhe dekretit që miratoi Greqia më 25 dhjetor për shtrirjen me 12 milje detare në detin Jon. Sipas Ramës nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi është e njëjta gjë, por Levizja Vetëvendosje në Shqipëri thotë se ky krahasim nuk qëndron.

Sipas VV, në vitin 1990 dekreti i Shqipërisë nuk bëri zgjerimin, por ngushtimin nga 15 milje detare në 12 milje detare, për të qenë në linjë me Konventën mbi të Drejtën e Detit. Më tej, në përcaktimin e ujërave të saj territoriale Shqipëria ka përdorur si vijë bazë dheun e saj kontinental dhe ishullin e Sazanit që është brenda Gjirit të Vlorës që nuk ka përballë në hapësirën prej 12 milje detare as dheun kontinental e as ndonjë ishull të ndonjë shteti tjetër.

Dekreti grek për shtrirje me 12 milje në Jon

Në deklaratën e saj Vetëvendosje thotë se ndryshe nga dekreti i Shqipërisë në vitin 1990, dekreti i Greqisë ka bërë kësaj radhe zgjerimin e ujërave territoriale greke nga 6 në 12 milje detare. Këtë ekspansion në pjesën veriore të Detit Jon, Greqia po e bazon mbi ishullin e Korfuzit dhe disa ishuj pranë Korfuzit në Detin Jon, e jo mbi dheun kontinental të saj. Në të drejtën ndërkombëtare, dheu kontinental prevalon mbi dheun ishullor.

“Ishujt në veri të Detit Jon nuk është e thënë të marrin efekt të plotë për shtrirje të ujërave territoriale deri në 12 md, dhe as sa i përket zonës ekskluzive ekonomike që përllogaritet pas ujërave territoriale, sepse nuk kanë efekt të barabartë me dheun kontinental shqiptar. Nga mediat greke, publiku shqiptar ka mësuar se me dekretin e fundit Greqia i ka konsideruar të gjithë ishujt në veri të Detit Jon si një kompleks (një lloj arqipelagu), duke i dhënë këtij “kompleksi” të drejta të barabarta me dheun kontinental shqiptar. Një qasje e tillë e Greqisë është kontestuar nga shumë ekspertë shqiptarë publikisht në dhjetëra raste” – thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes që më pas akuzon kryeministrin Rama se nuk ka bërë asnjë transparencë mbi atë që po ndodh.

“Qeveria e Shqipërisë e ka për detyrim të kërkojë me urgjencë zbardhjen e plotë të koordinatave, hartave, vijave bazë e të tjera të dhëna që duhen bërë publike për këtë dekret të Greqisë. Deri më sot publiku shqiptar nuk ka parë asnjë dokument zyrtar ku mbështetet dekreti i Greqisë. Në një terr të plotë informativ, shqetësimi që ky zgjerim i Greqisë ndërhyn në ujërat territoriale shqiptare dhe më tej edhe e zvogëlon zonën ekonomike dhe shelfin kontinental që i takon Shqipërisë në Detin Jon, është shqetësim legjitim për çdo qytetar. Sakaq, kryeministri Rama ende nuk ka asnjë përgjigje për pyetjen pse Greqia nuk e ka bërë këtë ekspansion më herët” – akuzon Vetëvendosje që më pas ndalet edhe te procesi që do të nisin dy vendet në Hagë.

“Mosveprimi i qeverisë Rama për të bërë transparencë është një qasje antikombëtare, dhe nuk mund të mbulohet me deklarime se çështja do të shtrohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Në Hagë, palët nuk do të mund të shtrojnë çështje për të cilat nuk bien dakord paraprakisht. Kryeministri Micotaqis dhe Ministri i Jashtëm Dendias, kanë deklaruar publikisht se në Hagë do shtrohen vetëm çështjet që lidhen me zonat ekonomike, por jo edhe zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë nga 6 në 12 md. Rama nuk i ka kundërshtuar kurrë këto deklarata. Nëse Shqipëria shkon në Hagë, pa bërë njëherë transparencë të plotë mbi dekretin e fundit grek, dhe pa përdorur të gjitha mekanizmat e ligjit ndërkombëtar (përfshirë Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit) për shqyrtimin dhe kontestimin e këtij dekreti, atëherë Shqipëria rrezikon të humbasë edhe ujëra territoriale edhe zonë ekonomike në Detin Jon” – nënvizon Vetëvendosje.

“Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që merr rolin e avokatit të Greqisë e që shan të gjithë qytetarët që kërkojnë transparencë dhe trajtim të drejtë të çështjes. Nuk ka nevojë për një kryeministër që i jep të drejtë palës greke apriori, dhe që hesht kur pala greke tregon publikisht se ka mbi 6 muaj që bëhen negociata për këtë çështje, të cilat janë mbajtur të fshehta nga publiku. Kemi nevojë për një kryeministër që e mbron Shqipërinë nga politikat ekspansioniste të Greqisë dhe që respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Detin Jon. Në rast të kundërt, kryeministri bëhet kolaboracionist në këtë ekspansion grek, duke treguar se ai vetë është në mes të një tentative për tradhti kombëtare” – e mbyll Vetëvendosje. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. @ TIMONIER shkurt TIMI

    Dil te deklarosh boterisht dhe te kujtosh se Greqia ka te drejte te patjetersueshme te zgjerohet
    edhe ne Detin Egje,
    se harruan greket.

  2. Rame nuk hesht, Rama ka vepruar, ka shkuar ne Greqi dhe ju ka dhene leje, duke u thene eshte e drejtA juaj, merrni sa te doni. . Tani se cfare do beje Shqiperia nuk mund te parashikohet, por dihet se qeveria Rama nuk do beje asgje. SPAKU, asgje, Nuk ka marrveshje dy paleshe Shqiperi Greqi qe dikush ta coje ne Gjykate Kushtetuese, nese ceshtja shkon ne Hage, por k/ministri nuk e dergon se e ka dhene vete lejen, se me cfare cmimi per te e di vete, por njekohesisht nuk ka askush ta mbroje se edhe Avokatin e Shtetit e ka te vetin. Kjo u pa edhe pse iku ne Amerike, gjoja per vaksinen e u takua me lobin grek, e me asnje perfaqesi shqiptare.

  3. Rama I rras pallen dora bakojanaqisit dhe tall bolet .Rama osht poliagjent I turkut ,grekut dhe sorosit qy nuk osht ay qy osht me fazlliqin .

    1. E morem vesh nga ty o i paemër, se Rama eshte poliagjent i turkut, grekut dhe sorosit.

      Po nuk po marrim vesh eshte apo jo edhe poliagjent i Shqiperise.

      Sepse mbeti duke deklaruar te drejtat e Greqise.

    2. Rama te rras pallen edhe ty o palle njeri. Te qifsha robt si e mbron kete monster. Ti vetem shqiptar nuk je sic nuk eshte dhe Ramazon arumuni or pleh njeri.

  4. Jante vij Luli dhe tia vendos Greqise kufirin te thana. Sic ja vuri kur beri marreveshjen me Karamanlis dhe Bakojanis.

  5. @ Timonier

    Cila ishte axhenda dhe permbajtja e takimit me priftin grek Aleksantros Karloutsos
    me daten 7 dhjetor 2020 ???
    per vaksinat anticovid ???

  6. Kur u firmos marrëveshja me Greqinë e qeverisë Berisha, opozita e asaj kohe e mazhoranca e sotme, nuk ka bërë asnjë koment. Sigurisht as dhe ndonjë akuzë. Pse? Sepse askush nuk e njihte çështjen në terma specialisti. Njeriu që e hapi debatin ishte kolonel Myslim Pasha, pa asnjë lidhje me opozitën e kohës, siç dhe sot e gjithë ditën.

    Ai e ngriti çështjen vetëm si specialist, pra si ekspert i asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pas këtij momenti çështja nis e bëhet edhe politike. Akti politik i saj që çuarja e dosjes në Gjykatë Kushtetuese nga opozita e kohës. Dosja kishte thjesht lëndën e Kolonel Pashajt dhe jo të opozitës. Dhe kështu gjykata e rrëzoi.

    Ndaj, tani që opozita po tenton sforcueshëm të sajojë nje ekuivalent politik, duhet, po për ekuivalencë, të këtë lëndë të ndonjë eksperti për të qenë bindëse në akuzën ndaj Ramës se i ka falur det Greqisë.

    1. O morr i kuq qe ben copy-paste, athere per mareveshje zgjerimi me 6 milje e anulloi Gj.kushtetuese ( me ato juristat e korruptuar se Sales), kurse tani Rama ju thote ecni zgjerohuni 12 milhe mos e rruni. Tani kush eshte tradhetari ketu? A ka byth kjo gjykate kushtetuese e drejtesise se re te dal kundra miratimit te Rames??????
      Ishalla e kane kuptuar edhe komunisti i fundit ne Mallakaster a Vlore se cfare kryetari sekti votojne ( se te ishte socialist do kishte te pakten ndjenjen e atdhedashurise )qe po e degjeneron kete vend.

    2. Si gjithmon edi rama hedh gurin dhe fsheh doren, keshtu tha per berishen qe ai nuk e ka akuzuar kurre se eshte kriminel apo hajdut, keshtu tha per pallatin qe prishi ne vlore se ai nuk e ka quajtur kurre pallati i lulit, po keshtu thote edhe per marveshjen e 2009 se ai nuk ka akuzuar njeri per shitje, falje deti. Ne shekullin 21 eshte llum ai qe akuzon per shitje, falje territoresh thote ai, po 2009 ca shekulli i bie?! Ky myslymi pa lidhje me ps nga e mori vesh marveshjen e 2009 kur ajo ishte e fshehte?! Meqe kjo shtrirja e kufirit detar eshte nje e drejte e patjetersueshme cfare kane pritur deri tani greket dhe pse duhet te pyesin italine dhe shqiperine?! Dhe ne fund cfare i ngelet specialistit myslym pasha nese greqia merr njesoj ose me shume milje det se ne 2009 pervec se ja ka futur pordhes kot si socialist i fulliqur qe eshte?!

  7. Po keta camet qe te marrin gjak ne vetull ku jane? Po i pelqen greqia, dhramia? Se po u la vendi ne doren e evgjitit vllahorrumunoturkogrek… ehe.
    Per ti qi re nenen mu ne moter.

  8. U rrezua marveshja e 2009 nga gjukata kushtetuse dhe sote shohim qe greqia zgjeron me shum teritor çfar fituan shqipetaret çfar fitoi PS ME Patin e saj kur ne na marin me shum siperfaqe kushe duhet te mbaj pergjegjesi per demin qe in be shqiperis

  9. Kur u firmos marrëveshja me Greqinë e qeverisë Berisha, opozita e asaj kohe e mazhoranca e sotme, nuk ka bërë asnjë koment. Sigurisht as dhe ndonjë akuzë. Pse? Sepse askush nuk e njihte çështjen në terma specialisti. Njeriu që e hapi debatin ishte kolonel Myslim Pasha, pa asnjë lidhje me opozitën e kohës, siç dhe sot e gjithë ditën.

    Ai e ngriti çështjen vetëm si specialist, pra si ekspert i asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pas këtij momenti çështja nis e bëhet edhe politike. Akti politik i saj që çuarja e dosjes në Gjykatë Kushtetuese nga opozita e kohës. Dosja kishte thjesht lëndën e Kolonel Pashajt dhe jo të opozitës. Dhe kështu gjykata e rrëzoi.

    Ndaj, tani që opozita po tenton sforcueshëm të sajojë nje ekuivalent politik, duhet, po për ekuivalencë, të këtë lëndë të ndonjë eksperti për të qenë bindëse në akuzën ndaj Ramës se i ka falur det Greqisë.O ti no name dhe lokomotiva Mziu i lulzimes ju qifte rracen tuaj te qelbur shpellkare,salihu e shiti me firme e vule detin pra ka dokument per kete,nxirrni dokumentin qe ka firmosur rama dhe pastaj shkoni qini mamate motrat e vajzat tuaja si keni bere per 25 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *