• |
ide | kryesore

923 qytetarë gjobiten dy ditët e fundit për mungesë respektimi të masave anti-COVID

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka gjobitur 923 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 48 orëve të fundit.

“Si rezultat i kontrolleve, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 913 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 9 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, tha Policia.



1 Comment

  1. Gjoba, gjoba dhe vetem gjoba. Ky duket se eshte misioni kryesor i policise. Cdo dite u

    rrembehen miliona leke qytetareve ne forme gjobash. Kjo s\ka ndodhur kurre me pare, qe

    gjobat te jene qellim ne vetvete. Ku shkojne keto para ? Per bifteke e carshafe 1000 euro

    te pushtetareve tane te hazdisur neper mejhanet me te shtrejta te botes aq sa edhe sheiket

    e Arabise ua kane zili. Keta i ka cmendur paraja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *