• |
ide | kryesore

Igli Tare plagoset nga një pitbull: një nga qentë e tij u vra gjatë sulmit

-Instant, Sport



Momente frike për Igli Taren. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, të mërkurën drejtori i Lazios është sulmuar nga një pitbull ndërsa kishte nxjerrë për një shëtitje qentë e tij. E gjitha ndodhi në Olgiata, afër rezidencës së shqiptarit. Pasi kaloi mbi një gardh, kafsha agresive sulmoi qentë e Tares, duke mbytur një dhe duke plagosur tjetrin. Në një përpjekje për të zmbrapsur sulmin, drejtori bardhekaltër ka mbetur edhe vetë i plagosur në përleshjen me pitbullin.

Një episod i tmerrshëm që shqetësoi thellësisht jo vetëm drejtuesin e Lazios, por edhe të gjithë familjen e tij për humbjen e një prej qenve të tyre të dashur në një mënyrë kaq të egër dhe dramatike. “Pusho në paqe vogëlushe, më mungon shumë. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time”, shkruajti në Instagram djali i tij Etienne, sulmuesi i ri i Lazios, duke postuar një video të qenushit të vrarë nga pitbulli.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *