• |
ide | kryesore

Palmer: SHBA dëshiron të mos humbet kohë për një marrëveshje Kosovë – Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

I dërguari special i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar se Amerikat duan që Kosova dhe Serbia të nënskruajnë një marrëveshje finale. Në një intervistë për “KTV” ai tha se nuk dëshiron që të japë një afat kohor për dialogun, dhe se SHBA-ja ndan të njëjtin qëllim si Bashkimi Evropian mbi këtë çështje.


“Unë hezitoj të përcaktoj ndonjë afat kohor specific për dialogun. Por ne absolutisht ndajmë qëllimin e parnerëve tanë të Bashkimit Evropian për ta shtyrë procesin përpara, specifikisht për ta çuar përpara shpejt. SHBA’të do të donin të kishte marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ligjërisht të detyrusheme të hapë rrugën e qartë për integrim evropian për Kosovën dhe Serbinë. Ky ka qenë qëllim i disa adminstratave amerikane, me marrëveshje reciproke. SHBA’ja e mbështet fuqishëm këtë proces. Ne do t’i inkuarojmë Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen seriozisht dhe t’i shtyjmë gjërat para sa më shpejt që është e mundshme”, tha Palmer.


Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Ndërkohë që sërish dialogu mes vendeve nisi në muajin korrik me qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

3 Comments

  1. Doli Sypordha Palmer përsëri në skenë! Epo sdo mend iku TRUMP, tani pijani lëngun Albin Kokëcepshit që I hoqi taksën Serbisë dhe Bide Halesë lolos së Rotchildëve dhe Sorrosit që do ndajnë Kosovën më keq se Hashimi me EdvinDrogën

    1. Ti thuash ti Albinit kokecepsh,?:) Shkodranet kane nje fjale; “te hyfte vetja ne qejf” . Dhe ti lale, mire je, ne rrugen e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu