• |
ide | kryesore

Video/ Katastrofë në Poloni: mes gafave, Shqipëria humb 4-1 ndeshjen dhe katër titullarë

-Instant, F1, Sport, Video



Disfatë totale, të dënuar nga gabimet e asaj që trumpetonim si pikën më të fortë: mbrojtjen. Polonia shpartallon 4-1 Shqipërinë në Varshavë, duke shfrytëzuar armën e saj kryesore: Lewandowskin, vendimtar e lider i skuadrës së Paolo Sousas. Për Edoardo Rejan një situatë e komplikuar, sepse përvec pokerit të polakëve ka humbur katër lojtarë titullarë të skualifikuar, për ndeshjen e ardhshme me Hungarinë në Elbasan Arena.

Polonia vazhdon të mbetet e pathyer në fushën e saj, duke rifituar kreditet e saj në Grupin I eleminator e duke nxjerrë në pah të gjithë limitet e kombëtares kuqezi. Reja kishte vendosur të gjithë ‘të zakonshmit’, pa asnjë surprizë, por u tradhëtua nga Hysaj kaotik, Kumbulla i brishtë e Bare jashtë xhirove. E megjithatë, në lojë ka patur një ekuilibër, që polakët e thyen vetëm me eficenën para portës: katër goditje në portë e katër realizime. Manaj harroi Glick në zhvillimet e një goditje dënimi në asistin për Lewandowskin (12′), Ismajli harroi Buksa në mes të zonës për golin e dytë të Polonisë (43′), Bare e Kumbulla katastrofikë në golin e tretë të Krychowiak (54′), ndërsa i katërti i Linetty (89′) ishte rrjedhojë e një ndeshje të cuar dëm.

Shqipëria bëri mirë përpara, aktive, krijuese me një Cikalleshi të transformuar në lider, jo vetëm për super golin e shënuar në minutën e 25, por edhe për displnibilitetin taktik të demostruar. Qarkullim topi e guxim, shumë më tepër se ndeshjet e tjera, por ndoshta kjo vendosi edhe për disfatën e thellë e për limitet që ka skuadra. Tani objektivi është komplikuar keq e për më tepër, pas 3 ditësh, vjen Hungaria dhe Reja duhet të bëjë pa katër titullarë, Manaj, Hysaj, Abrashi e Bare, të skualifikuar.

WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP B
Georgia 0 – 1 Kosovo
Sweden 2 – 1 Spain
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP C
Italy 1 – 1 Bulgaria
Lithuania 1 – 4 Northern Ireland
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP E
Czech Republic 1 – 0 Belarus
Estonia 2 – 5 Belgium
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP I
Andorra 2 – 0 San Marino
Hungary 0 – 4 England
Poland 4 – 1 Albania
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP J
Iceland 0 – 2 Romania
Liechtenstein 0 – 2 Germany
North Macedonia 0 – 0 Armenia



5 Comments

  1. Muhabet koti. Pavaresisht rezultatit, kjo ishte ndeshje super e kombetares. Rastet per gol ishin 10 ne 5 ata. Ata bene 4, ne vetem 1. Por lojen me te bukur e bene shqiptaret. Nuk ka katastrofe kur ke kunder Levandovskin

  2. Perfundimisht nuk merrni vesh nga futbolli. Bare, Hysaj, Kumbulla bene ndeshje shume te mire. Finalizimi nuk doli

    1. +1

      Edhe une kete mendim jam. Te paguajne me mire nje trainer shqiptar. Ka te mire sa te duash. Keta te huajt marrin rroge 3-fish, dhe perfundimi asgje! Shqiperia po ne ato vende vertitet. Shyqyr qe mundim Andorren apo SanMarinon.

      Ka qene edhe nje ide idiote, qe po te kishe trainer te huaj, albitrat do na respektonin me shume. Se do ishim me serioz. E pate mbreme cu beri italiani?! 😀

      Ndeshja e djeshme ishte katastrofe! Te mos ti marresh min. nje barazim asaj Polonie te lodhur, qe te linte te vije deri tek zona e vet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *