• |
ide | kryesore

E gjithë bota do të shohë debutimin e CR7 në TV, anglezët jo: fajin e ka një rregull i viteve 50

-Instant, Sport



Ishin dy krizat që trazuan ditët e para të Cristiano Ronaldos në Mançester. E para është zgjidhur: numri i fanellës. Kriza e dytë është shumë më tepër problem për tu zgjidhur dhe ka të bëjë me TV. Në fakt, TV dhe zakonet e shoqërisë angleze.

Kështu, siç qëndrojnë gjërat, debutimi i dytë i Cristiano Ronaldos me fanellën e United do të transmetohet në të gjithë botën, por jo në Britaninë e Madhe. Premier League do të dërgojë, të shtunën më 11 shtator, imazhe të Manchester-Neëcastle në 189 vende dhe në Mbretërinë e Bashkuar jo, nuk bëhet fjalë. Ndodhi ajo që ndeshja fillimisht nuk u përfshi nga Sky Sports, BT Sport ose Amazon mes atyre që do të transmetoheshin drejtpërdrejt, kështu që nisja e saj u caktua në orën 15.00 me orën lokale, katër në Shqipëri, në fashën orare që i nënshtrohet blackout-it në fuqi, që kur ka pasur futboll të madh në TV.

Neni 48 i statutit të UEFA-s i lejon të gjitha vendet të identifikojnë gjatë fundjavës një hapësirë prej dy orë e gjysmë në të cilën futbolli i drejtpërdrejtë nuk lejohet në ekrane. Duket se ka qenë në fuqi që nga vitet 1950, në Angli e përdorin që nga viti 1987, që kur ITV nënshkroi një marrëveshje me Ligën e Futbollit. Përballë tele-pushtimit global, përfshirë kampionatet e huaja, Anglia e ka gdhendur si ligj këtë orientim të dhënë nga UEFA dhe së bashku me rrjetet televizive ka krijuar një “zonë pa futboll” midis 14.45 dhe 17.15. Zbatohet për të gjitha ndeshjet: angleze dhe të huaja. Tre vjet më parë u ndalua Eleven Sports, që planifikoi të transmetonte dy ndeshje të La Liga dhe Serie A në atë dritare kohore. E tani, Ronaldo errësohet në ditën e debutimit të tij me Manchester United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *