• |
ide | kryesore

Bentancur “harron” Juventusin dhe anashkalon Allegrin: “Conte një trajner i madh, me të do të përmirësohem”

-Instant, Sport



I angazhuar me Uruguain e tij në kualifikueset botërore, Rodrigo Bentancur ende nuk ka pasur mundësinë të fluturojë për në Londër për të nisur aventurën e tij të re me Tottenham. Ish-mesfushori i Juventusit, megjithatë, bëri deklaratat e tij të para që kur u bë një lojtar i Spurs. E një nga mendimet e tij të para ishte për Antonio Conten. “Conte është një trajner i madh, ai kërkon 150% nga ekipi i tij dhe unë do të mësoj shumë prej tij: ai do të më përmirësojë edhe mendërisht, është një motivim i madh për mua”, tha Bentancur i freskët pas golit të shënuar kundër Venezuelës.

“Vij në një klub të madh me lojtarë të mëdhenj. Jam i lumtur, ashtu siç isha kur mësova për interesin e klubit për mua. Të vesh këtë fanellë do të jetë një nder: gjithmonë e kam dashur Premier League dhe tani kam mundësinë të luaj së bashku, me lojtarë të nivelit të lartë”, shtoi ai.

Në lidhje me kalimin në Premier League, uruguajani është shfaqur ambicjoz: “Do të më ndihmojë shumë të rritem si lojtar dhe do të japim gjithçka për të përfaqësuar sa më mirë Tottenhamin, të gjithë së bashku. Unë jam një lojtar shumë taktik, që i pëlqen të mbulojë hapësirën e lirë, që dëshiron të rifitojë topin dhe lëviz shpejt përpara. Më duhet të përmirësohem dhe e di që mund ta bëj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *